E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet qe cuan ne ndalimin e Prudentinos

Akuzat

Per me shume se dy muaj prokuroria italiane se bashku me ate shqiptare kane mbajtur nen vezhgim Albino Prudentinon i cili prej disa kohesh jetonte ne Vlore. Urdher-arresti per te u leshua nga prokuroria italiane ne Lece dhe ai u ndalua paraditen e dates 29 shtator te ketij viti ne banesen e tij ne Vlore. Prokuroria e Pergjithshme me pas sqaroi se arrestimi i tij eshte bere ne kuadrin e nje operacioni te gjere nderkombetar per venien para drejtesise te pjesetareve te nje organizate me karakter mafioz sic eshte ajo Sacra Corona Unitta qe vepron ne zonen e Brindisit. Albino Prudentino akuzohet per kryerjen e tre veprave penale pjesemarrje ne organizata kriminale te tipit mafioz trafikim te lendeve narkotike grabitje ne rrethana renduese. Gjykata e Leces ka leshuar urdhrin per arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre eshte bere ne menyre te njekohshme ne tre shtete. Ne Itali u arrestuan 7 persona ne Shqiperi shtetasi italian Prudentino ndersa nje shtetas tjeter eshte arrestuar ne Tailande. Dy persona te tjere jane ende ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›