Bizneset e Prudentinos ne Vlore
Albino Prudentino kishte ndertuar nje aktivitet tregtar ne vendin tone. Ai figuronte ne listen e njerezve me te kerkuar ne Itali i arratisur nga Lece dhe i vendosur ne qytetit bregdetar te Shqiperise. Italiani i akuzuar si anetar i organizates mafioze Sacra Corona Unitta kishte blere katet e para te nje pallati ku kishte hapur restorant piceri dhe pasticeri. Kati i dyte ishte shfrytezuar per vendosjen e pajisjeve kompjuterike per lojera fati ndersa ne katin e trete te pallatit ndodhej apartamenti ku shtetasi italian jetonte me familjen e tij. Aktivitetet e tij ne biznes Albino Prudentino 59 vjec i filloi te pakten dy vjet me pare nderkohe qe ne nentor 2009 hapi per klientet dyert e restorantit picerise dhe pasticerise. I shumekerkuari ne Itali brenda dy viteve kishte krijuar profilin e nje biznesmeni serioz.