Prudentino kushte speciale ne paraburgimin e Vlores
Prej gati dy muajsh Albino Prudentino i akuzuar nga drejtesia italiane si nje nga kreret e organizates mafioze Sacra Corona Unitta qendron i izoluar ne ambientet e paraburgimit te ri te Vlores. Ne pritje te ekstradimit te tij per 59-vjecarin Prudentino jane vendosur kushte te vecanta trajtimi. Atij i eshte caktuar nje qeli me hapesire me te madhe dhe me kushte me te mira akomodimi se qelite e tjera. Nderkohe qe ne momentin e arrestimit te Prudentinos si dhe nxjerrjes se vendimit per lenien ne qeli te tij Drejtoria e Burgut te Vlores ka dhene urdher qe nje polic te qendroje per 24 ore ne deren e qelise te tij.
Trajtimi mjekesorDiten e dyte te ndalimit Prudentino ka shfaqur probleme shendetesore prej semundjes se diabetit dhe tensionit arterial te larte. Ai eshte shoqeruar per ne spitalin rajonal te Vlores ku dhe ka marre mjekimin e nevojshem. Atij i eshte injektuar insuline te cilen e ka te nevojshme si dhe eshte trajtuar per hipertensionin. Pasi ka qendruar per rreth nje ore ne ambientet e spitalit te Vlores pastaj eshte cuar serish ne dhomat e paraburgimit. Nderkohe per te vezhguar dhe mbajtur nen kontroll shendetin e tij cdo dite dy mjeke nje endokrinolog dhe nje kardiolog shkojne ne qeline e tij dhe e vizitojne. Per Prudentinon gatuhet ndryshe nga pjesa tjeter e te burgosurve. Ne kuzhinen e burgut gatuhet vecmas per te pasi ai vuan nga diabeti dhe nuk mund te konsumoje te njejtin ushqim si te tjeret. Nderkohe ne qeline e tij diten e trete te qendrimit i eshte vene ne dispozicion nje televizor dhe frigorifer.
Albino Prudentino akuzohet se eshte nje nga kreret kryesore te organizates mafioze Sacra Corona Unitta. Ai u arrestua mengjesin e dates 29 shtator ne banesen e tij prane Ujit te Ftohte te Vlores. Nderkohe banoret e zones ku ai jetonte e njihni si nje tregtar dhe nuk kishin pasur kurre dyshime se ai mund te ishte nje nga kreret e mafies italiane.
GjykimiTe henen e kaluar me daten 18 tetor Gjykata e Vlores ka vendosur per ta lene serish ne burg pa afat Prudentinon nderkohe qe ka vijuar me shqyrtimin e leter-porosise se shtetit italian qe kerkon sekuestrimin e disa provave materiale si kompjuterin personal dhe kartat e kreditit. Prokuroria shqiptare ka kerkuar 30 dite kohe per vijimin e hetimeve ndersa avokati i tij ka deklaruar se do ti drejtohet Apelit per tu ankimuar.