Hetimet, skema e re për "Durrës-Kukës"
Në ish-zyrën e Lulzim Bashës, në Ministrinë e Transporteve, prokuroria ka gjetur letërkëmbime që hidhnin dritë mbi fillimin e procedurave të jashtëligjshme, të cilat iniciuan ngritjen e një baze ligjore për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Prokuroria e Përgjithshme publikoi disa muaj më parë dosjen e aferave në këtë aks rrugor, që i ka kushtuar deri tani shtetit shqiptar 1 miliard e 27 milionë euro, rreth 73 për qind më shumë se sa vlera fillestare. Sipas prokurorit Arben Kraja, të pandehur ishin zyrtarisht Lulzim Basha dhe Andi Toma, të cilët akuzoheshin për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të barazisë në tendera". Prokuroria deklaronte se kishte zbuluar mjaft prova që fajësonin ministrin Basha, i cili kishte shpërfillur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar për ndërtimin e një vepre kaq madhore për interesat e Shqipërisë. Por dokumentet nuk do të përdoren në hetimin e ri, pasi Gjykata e Lartë është shprehur njëherë për këtë dosje. Megjithëse prokuroria zbuloi në ish-zyrën e Bashës e-mail-e dhe fakse që flisnin për favorizime të subjekteve të caktuara për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ato nuk do të jenë objekt hetimi. "Objekt hetimi i procedimit penal ka qenë procedura e ndjekur për përzgjedhjen e subjektit që po ndërton segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morin. Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është zgjedhur si konsulent i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve shoqëria ‘Ecorys Group‘. Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi në datën 6 tetor 2006. Bazuar në këtë kontratë, kostoja e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418333985 euro", thuhej në dosjen e parë hetimore. Kostoja e synuar ishte përcaktuar si rezultat i shumëzimit të çmimeve për njësi me volumet e përafërta të punimeve. Ndërkohë, pas përfundimit të ekspertizës, në datën 30 shtator të vitit të kaluar, ka rezultuar se kostoja kishte shkuar në 1 miliard e 27 milionë euro, ndërsa tashmë llogaritet në 1.5 miliardë euro. Mësohet se edhe ekspertiza nuk do të përdoret në hetimin e ri, pasi gjykata është shprehur njëherë për këtë proces.
"Durrës-Kukës 2", skema e
prokurorisë për dosjen e re
Hetuesit hedhin hapat e parë për të vënë para përgjegjësisë ligjore të implikuarit
Hetimet e reja të Prokurorisë së Përgjithshme për dosjen "Durrës-Kukës 2" do të përqendrohen te raportet e KLSH-së, si dhe te dokumentet e administruara në dosjen e vjetër pas datës 6 nëntor 2008, ditë kur Gjykata e Tiranës vendosi të mbyllë hetimet. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se në ditët në vijim do të bëhet një seleksionim i dokumenteve të ligjshme të dosjes së parë dhe më pas do t‘i dërgohen Prokurorisë së Tiranës, e cila është hetuesia më e përshtatshme për të gjetur abuzimet gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, ku dyshohet se janë abuzimet më të mëdha. Dosja do të regjistrohet pa numër dhe hetimet e mëvonshme do të përcaktojnë përgjegjësit, ndaj të cilëve mund të merret menjëherë masa shtrënguese, duke mos dashur që dosja të pushohet edhe njëherë për shkelje procedurash.
"Natyrisht që jemi në fazën e seleksionimeve të dokumenteve të dosjes. Nëse gjykata është shprehur njëherë për dokumentet, ato nuk do të përdoren në hetimin e ri", thanë burimet nga akuza qendrore, duke përjashtuar nga dosja e re edhe ekspertizën e realizuar në rrugën Durrës-Kukës, ku janë konstatuar 230 milionë euro dëm i shkaktuar shtetit. "Kjo ekspertizë, me vendimin e formës së prerë, ka rënë automatikisht poshtë, pasi gjykata nuk mund të pranojë dokumente shkresore që janë përdorur në një proces gjyqësor tjetër, megjithëse dosja është mbyllur me procedura", thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, të cilët do të zyrtarizojnë lëvizjen vetëm pas zbardhjes së vendimit nga anëtarët e kolegjit penal.
Raportet e KLSH-së
Prokuroria e Përgjithshme ka mbledhur në mënyrë periodike raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Të dhënat janë administruar në dosjen e parë pas datës 6 nëntor 2008, datë kur Gjykata e Tiranës vendosi që të urdhërojë prokurorinë për ta dërguar dosjen në gjykatë. Në pamundësi të futjes së tyre në dosjen e parë, prokuroria do t‘i përdorë për hetimin e dytë, ku dyshohet se janë të implikuar të tjerë persona. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për gazetën "Shqip" se KLSH-ja ka renditur dhjetëra abuzime, të cilat janë shoqëruar edhe me ekspertizat përkatëse. Krahas tyre, prokuroria ka marrë edhe dëshmi të punonjësve dhe ish-punonjësve të Ministrisë së Transporteve, të cilët kanë rrëfyer për procedura të paligjshme gjatë hedhjes së kontratës me një firmë private. Lidhur me koston totale të rrugës, qeveria nuk i ka dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit dokumente, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e kostos financiare të këtij projekti. KLSH-ja, institucioni i pavarur që mbikëqyr shpenzimet e buxhetit me një pjesë të së cilave është financuar rruga, nuk ka një shifër të saktë se sa kushton. Shifra e vetme është ajo që ka nxjerrë Prokuroria e Përgjithshme, sipas së cilës kostoja e përafërt e rrugës është 1.5 miliardë euro. Disa javë më parë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, ka shprehur në raportin e fundit të këtij institucioni problemet për vlerësimet e rrugës Durrës-Kukës. Ky institucion i ka kërkuar ekzekutivit rishikimin e shtojcës 1 të kontratës për çmimet për njësi dhe atë të shtojcës 10 për sasitë e synuara në të cilat janë parashikuar zërat e punës. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka marrë përgjigje nga qeveria për këto kërkesa, gjë që ka krijuar vështirësi dhe mungesë transparence për llogaritjen e vlerës totale të rrugës. Sipas kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, këto kërkesa për rishikim synojnë uljen e kostos financiare të rrugës Durrës-Kukës. Mësohet se këto raporte, por edhe shumë të tjera, do ta "ndihmojnë" prokurorinë për një hetim të ri kryesisht, i cili me sa duket do të vijë në "jetë" menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë.
Hetim kryesisht
Zyrtarët e akuzës qendrore, duke analizuar vendimin e Gjykatës së Lartë, kanë qenë të mendimit për një rihetim të çështjes. Të paktën kjo është mundësia e vetme dhe e fundit që dëmi i shkaktuar shtetit gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës t‘u faturohet përgjegjësve realë. Duke parë situatën e ndërtimit të rrugës, e cila vazhdon të marrë nga buxheti i shtetit miliona euro të tjera, zyrtarët e akuzës kanë menduar për një rihetim, duke marrë prova të tjera. "Natyrisht që e vetmja mundësi që përgjegjësit e abuzimit me fondet gjatë ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash të marrin ndëshkimin, është rihetimi nga fillimi", thanë burimet nga akuza, duke saktësuar se hetimi do të realizohet "kryesisht". Ata shtojnë se rruga nuk ka përfunduar ende dhe se kanë në dorë raportet periodike të Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa abuzime. Dosja e re që mund të hapet do të ketë bashkëpunim midis institucioneve, ku pritet që dëmi i llogaritur nga prokuroria të jetë më i lartë nga sa ishte.
Prokuroria
"Natyrisht që jemi në fazën e seleksionimeve të dokumenteve të dosjes. Nëse gjykata është shprehur njëherë për dokumentet, ato nuk do të përdoren në hetimin e ri", thanë burimet nga akuza qendrore
KLSH-ja
KLSH-ja ka renditur dhjetëra abuzime, të cilat janë shoqëruar edhe me ekspertizat përkatëse. Krahas tyre, prokuroria ka marrë edhe dëshmi të punonjësve dhe ish-punonjësve të Ministrisë së Transporteve
Përgjegjësia
"Basha", hetuesit raport për Ina Ramën
Hetuesit e çështjes po përgatisin një raport të detajuar të të gjithë problematikës së dosjes "Durrës-Kukës". Përballjet prokurori-gjykatë për këtë çështje kanë përfunduar të gjitha në favor të të akuzuarve (Lulzim Basha dhe Andi Toma), të cilët kanë shpëtuar pa u larguar nga abuzimet e konstatuara gjatë ndërtimit të rrugës. Në bazë të urdhrit të Kryeprokurores Ina Rama, në rast se gjykata ul në mënyrë drastike dënimin, si dhe mbyll një dosje me procedura, atëherë hetuesit e dosjes duhet të hartojnë një raport me të gjithë problematikën. Burime nga akuza qendrore thanë se hetuesit e çështjes po përgatisin raportin ku është e zbardhur çdo kërkesë që kanë kryer në gjykatë dhe çdo vendim që kanë marrë nga gjykata. Në bazë të vendimeve të të tria shkallëve të gjyqësorit, gjykata ka rrëzuar shtatë-tetë herë prokurorinë, duke i dhënë një shuplakë të rëndë hetuesve dhe duke mbyllur dosjen vetëm me procedura. Po kush gaboi? Duket se kësaj pyetjeje do t‘i japë përgjigje Kryeprokurorja, e cila duhet "të hetojë" edhe njerëzit e saj të afërt (në prokurori) që kanë analizuar sistematikisht dosjen. Ndërkohë, Drejtoria e Gjyqësorit në Prokurorinë e Përgjithshme ka marrë në dorë "hetimet" e vendimit të Gjykatës së Lartë që mbylli dosjen "Durrës-Kukës" vetëm me procedura. Në bazë të rregulloreve në prokurori, kjo drejtori duhet të marrë me shkrim pretendimet e hetuesve të çështjes dhe më pas të vendosë se kush ka gabuar. Drejtoria e Gjyqësorit drejtohet nga prokurori Artur Selmani, i cili ka qenë një nga dy prokurorët që përfaqësuan organin e akuzës në Gjykatën e Lartë, dhe për rrjedhojë mund ta ketë më të lehtë se çfarë ka ndodhur për çështjen.