PS: Zgjedhjet, drejt dështimit
Partia Socialiste lëshon alarmin për dështimin e procesit të shpërndarjes së kartave e si rrjedhojë edhe të ligjshmërisë së zgjedhjeve. Opozita paralajmëroi dje se nëse qeveria nuk merr masat e duhura për të garantuar procesin e kartave brenda muajit prill, procesi dështon e bashkë me të edhe zgjedhjet. Nënsekretari i për çështjet ligjore në selinë rozë, Damian Gjiknuri e konsideroi situatën si mjaft alarmante, ndërsa kërkoi edhe njëherë shpërndarjen e kartave falas në mënyrë që të shpëtohet ky proces. "Jemi përsëri sot këtu për të dhënë alarmin se situata me procesin e pajisjes me letërnjoftime tashmë ka hyrë në fazën më kritike. Kjo për arsyen e thjeshtë, se nëse nuk ndërmerret një ndryshim radikal në lidhje me politikën e pajisjes së shtetasve me letërnjoftime brenda muajit prill, procesi përfundimisht dështon dhe bashkë me të edhe çdo grimcë legjitimiteti për zgjedhjet", deklaroi Gjiknuri. PS është skeptike dhe mosbesuese edhe ndaj masave që paraqitura Kryeministri dy ditë më parë duke ia lënë në dorë pushtetit lokal, apo fakulteteve blerjen e kuponëve prej 100 mijë lekësh të reja dhe detyrimin prej 200 lekë që u takon të paguajnë studentëve dhe shtresave në nevojë. Për partinë më të madhe të opozitës, deklarimet dhe propozimet që serviri Kryeministri konfirmojnë ekzistencën e problemit që Partia Socialiste ka kohë që e ka bërë prezent, problem ky që po rrezikon seriozisht procesin e ardhshëm zgjedhor. Kryeministri, tha Gjiknuri, në vend që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për problemin që tashmë vetë e pranon, ofron skema aplikimi që më shumë komplikojnë dhe e çorientojnë sesa zgjidhin problemin, duke anashkaluar çështjen themelore, atë të pamundësisë ekonomike për pagesën fillestare të letërnjoftimit. Njëkohësisht, PS u pozicionua përballë deklaratave të Kryeministrit se me mosbesimin dhe thirrjet e saj ka dëmtuar procesin. Gjiknuri vuri në dukje se Partia Socialiste është më e interesuar se kushdo për pajisjen në kohë të zgjedhësve pa pasaportë me letërnjoftime, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira. "Nën dritën e këtij qëllimi, shtoi përfaqësuesi i PS-së, me kohë i propozuam qeverisë adresimin e kësaj kategorie qëkur ky proces filloi".
Madje, selia rozë e këshilloi Kryeministrin që të mos merret me diversione ndaj opozitës, por të ofrojë mirëkuptim dhe të punojë për zgjidhjen e një problemi që i takon ta zgjidhë vetëm qeveria e tij. Gjiknuri mbështeti qëndrimin e PS edhe në deklarimet e herëpashershme të faktorit ndërkombëtar, të cilët ia kërkojnë zgjidhjen qeverisë. "Ne jemi të bindur dhe të arsyeshëm kur themi se i takon qeverisë të ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që mundëson pajisjen e shtetasve me letërnjoftim, në mënyrë që të mos cenojë të drejtat e tyre kushtetuese për zgjedhje dhe heqjen sa më parë të taksës së të votës", shtoi nënsekretari për çështjet ligjore në PS. Edhe një herë socialistët i kërkuan kreut të mazhorancës që të lërë mënjanë demagogjinë aq më shumë që tani vendi është anëtar i NATO-s. "Çdo masë radikale për adresimin e situatës dhe për një interes të qenësishëm publik, jo vetëm që është detyrim kushtetues, por do të shpëtonte përfundimisht zgjedhjet e lira nga dështimi i sigurt e bashkë me to edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë", tha Gjiknuri.
Dy ditë më parë, Kryeministri paraqiti disa masa të reja të qeverisë për të lehtësuar qytetarët në pamundësi ekonomike për t‘u pajisur me kartë identiteti, ndërkohë që socialistët që prej një muaji vijojnë të insistojnë në dhënien e tyre falas. Por me afrimin e zgjedhjeve, opozita ka kaluar nga pozicioni mosbesues dhe skeptik të masave të qeverisë në pozicionin paralajmërues dhe alarmues për dështimin e shpërndarjes së kartave dhe zgjedhjeve të 28 qershorit.