E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi: C4 që hodhi në erë automjetin ku udhëtonte A. Keka u aktivizua me nr. malazez

Janë publikuar pak më parë konkluzionet e parë në lidhje me vrasjes që bëri bujë në media dhe pikërisht atë të demokristianit Aleksandër keka. Sipas organit të akuzës dyshohet se karta e telefonit që është përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse C4 mund të ketë qenë kartë e Malit të Zi dhe jo e telefonisë celulare shqiptare. Por kjo mbetet dyshim deri në verifikimin e kësaj piste. Të njëjtat burime bënë të ditur se ditët e fundit Aleksandër Keka nuk ka pasur asnjë konflikt duke vështirësuar pak punën e policisë për të gjetur një person të dyshuar. Madje jo vetëm kaq, mësohet se kreu i PDK në Malësin e Madhe nuk ka qenë njeri problematik në zonën e tij dhe se nuk ka pasur precedent penal në librin e shënimeve të uniformave blu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›