E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendosi sot për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot vendimin për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas këtij vendimi, Komisioni vendosi të lirojë nga detyra anëtarët e emëruar nga KQZ dhe të propozuar nga Partia Demokratike (5 anëtarë), nga Partia Republikane (2) dhe Partia Socialiste (1) dhe të emërojë në vend të tyre propozimet e paraqitura nga subjektet e mësipërme. KQZ, me anë të një vendimi të mëparshëm ka përcaktuar partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së. Sipas tij, PD, PS, PR dhe PSD kanë të drejtë të paraqesin propozime për një anëtar të KZAZ-së. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme KQZ miratoi aktin për emërimin e kryetarit dhe nënkryetarit të disa KZAZ-ve në qarqet Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Tiranë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›