E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia indetifikon autorin e tretë, për vrasjen e 26 vjeçarit

Policia e Tiranës ka identifikuar edhe personin e tretë që ka marrë pjesë në vrasjen e studentit 26-vjeçar, Alfred Musabelliu. Autorët e dyshuar janë Kostandin Gjergj xhuvani, 22 vjeç, me banim ne Tirane, Albi Zela, 23 vjeç dhe Donald Ymeri, 22 vjeç.
 

Kostandin Xhuvani dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së studentit, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi sot në rrugën e “Ali Visha” në Tiranë.
 

Ndërkohe,  Policia e Tiranës aktualisht po punon për kapjen e autorit që dyshohet si ekzekutori i Musabelliut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›