E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Bashkuar: Më 18 shkurt të rrëzojmë Berishën

TIRANE- Në emër të Opozitës së Bashkuar Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela i bëri thirrje popullit opozitar t’i bashkohet protestës së 18 shkurtit për të zgjidhur përfundimisht cështjen e dorëheqjes së kësaj qeverie. Sipas Ngjelës, Berisha është përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, për manipulimin e zgjedhjeve si dhe për vrasjen e demonstruesve në 21 Janar.

"Ka ardhur koha që populli shqiptar opozitar të zgjidhi përfundimisht cështjen e dorëheqjes së kësaj qeverie, e cila vrau në Gërdec.Kryeminstri aktual vrau në Gërdec dhe po aty u zhduk në mënyrë misterioze dëshmitari kryesor. Manipuloi zgjedhjet dhe i certifikoi duke dhënë 200 km katror tender në territorin shqiptar. Jo vetëm kaq por i azgjesoi dhe i bllokoi kutitë e materialeve në arkiv. Vrau në bulevard dhe tha se e bëri opozita. Kjo është arsyeja që ne mendojmë që 18 shkurti do të jetë një triumf normal i gjendjes sonë për ndryshim tërësor në të gjitha aspekt. Në garantimin e votës së lirë, në krijimin normal të funksionimit të institucioneve dhe të drejtave të njeriut",- tha më tej Ngjela.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Opozita e Bashkuar: Më 18 shkurt të rrëzojmë Berishën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›