21 Janari,PS: Prokuroria të mos ndalet, PD: Ina Rama pjesë e pucit
TIRANE- Partia Socialiste ka përshëndetur sot punën e Prokurorisë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Anëtarja e asamblesë Megi Ajtyresa tha se prokuroria nuk duhet të ndalet në punën e saj.
"E përshëndesim Prokurorinë për vendosmërinë që po tregon në goditjen e kusarisë dhe kërkojmë largimin e koalicionit të turpit urgjentisht nga qeveria. Saliu duhet të largohet, sepse gënjeu shqiptarët dhe përbalti opozitën duke thënë se videohajnia e zv. të tij është montazh, vetëm e vetëm që të mbante në këmbë koalicionin e turpit, sic dëshmojnë edhe arrestimet e gardistëve që ai i quajti heronj. Saliu shkaktoi vrasje shqiptarësh të pafajshëm. Prokuroria të mos ndalet",- tha Ajtyresa.
Ndërsa, deputeti demokrat Gerti Bogdani akuzoi përsëri kryeprokuroren si puciste dhe bashkëpunëtore të ngjarjeve të bulevardit.
"Shoqja e bulevardit ishte pjesë e marrjes së pushtetit me dhunë nga kryepucist Edi Rama. Ne ndonëse dimë gjithcka për lidhjet e saj të gjithanshme me 21 Janarin kemi qënë dhe mbetemi të vendosur për një përgjigje të plotë ndaj dhunimet të rendit kushtetues",- tha ai.
Ndërsa dërgimin në kuvend të kërkesës për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, nga ana e Prokurorisë, Bogdani e quajti dështim të pucistëve. "Paralajmërojmë se me këtë vendim po firmos dështimin e pucistëve dhe shokëve të bulevardit",- theksoi ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 21 Janari,PS: Prokuroria të mos ndalet, PD: Ina Rama pjesë e pucit