E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli:Po Ashton në Tiranë, por data s'është caktuar

BRUKSEL- Përfaqesuesja e lartë e Bashkimit Europian baronesha Kethrin Ashton nuk do të vijë në Tiranë javën tjetër. Ndryshe nga sa ishte lajmëruar nga zëdhënësi i saj Michael Mann, burime nga Brukseli bëjnë të ditur për News24 se ministrja e jashtme e Bashkimit Europian do të zhvilloje vizitën e saj zyrtare në Tiranë por nuk është përcaktuar ende data e saktë.

Baronesha Ashton pritet të vizitojë Shqipërinë në kuadër të negociatave me liderët politik për zgjidhjen e mosmarreveshjeve mes palëve. Ashton pritet të takohet me kreret më të lartë të vendit, me drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës për të diskutuar krizën politike që ka përfshire vendin tonë. Ndërkohë që prej 21 janarit, Shqipërinë e ka vizituar Miroslav Lajcak i dërguari i Ashton, për të ndihmuar që palët politike të arrijnë një zgjidhje.

Ndërkaq ne faqen on-line te parlamentit Europian bëhet e ditur se situata politike në Shqipëri do të jetë në fokusin e diskutimeve në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit Evropian. Në sesionin e ardhshëm të punimeve të Parlamentit Europian, që do të zhvillohet nga 14 deri më 17 shkurt, do të ketë një diskutim të posaçëm për Shqipërinë me date 15 shkurt rreth ores 21 te mbremjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›