Manifestimi homazh, ja gjeografia e pjesëmarrësve nga rrethet
50 autobusë janë nisur në drejtim të kryeqytetit për të marrë pjesë në manifestimin homazh për tre viktimat e rëna gjatë demonstratës së 21 janarit. Autobusët e vënë në dispozicion të degës së Partisë Socialiste në Durrës janë nisur nga dy pika qëndrore, nga stacioni i Trenit dhe nga Muzeumi. Eshtë vënë re se është pothuajse i njëjti numër pjesëmarrësish, me demonstratën e 21 janarit. Për tu bashkuar me manifestues të rretheve të tjera, shumë qytetarë janë nisur edhe me automjetet e tyre private. Autobusët janë shoqëruar edhe nga deputet e qytetit të Durrësit, ndërsa gjatë rrugës nuk janë shënuar probleme.
Ndërkohë që edhe në qytetin e Lushnjes janë nisur qytetarët për të nderuar tre viktimat e 21 janarit në kryeqytet. Nga qyteti i Lushnjes jane nisur deri ne mesditë 5 autobuzë me destinacion Tiranën, me protestues të opozites për të nderuar tre viktimat e demostratës së të premtes së shkuar. Ne postobllokun e vendosur ne pikën hyrëse te qytetit, janë ushtruar kontolle rutinë kundrejtë automjeteve per elementë te inkriminuar apo dhe për narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Rreth 5000 banorë të qytetit te Elbasanit i janë bashkuar demonstratës se sotme të organizuar nga Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste, në nder të tre viktimave të rena në demonstraten e 21 janarit. Dega e Partisë Socialiste, në Elbasan ka vënë ne dispozicion te pjesëmarrësve, 25 autobusë duke garantuar transportin e tyre. Kalvari i autobusëve u nis që në oren 11 të ditës së sotme përpara Pallatit te Sportit te ketij qyteti duke u udhehequr nga deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Elbasan. I njëjti organizim është kryer edhe në 21 janar nga dega e Partisë Socialiste në këtë qark, si dhe ka qene po i njejti numër autobusësh te venë ne dispozicion të demonstruesve.
Lule, qirinjtë dhe fiongo të zeza nuk kanë munguar edhe nga anëtarët e PS-së së Beratit, në protestën paqësore organizuar ditën e some në përkujtim të viktimave të 21 janarit në Tiranë. Dhjetë autobuzë janë nisur nga qyteti i Beratit drejt Tiranës, ku per të përkujtuar personat që humbën jetën në demonstratën e së premtes së kaluar. Vetëm nga Qarku i Beratit në demonstratën e javës së shkuar morën pjesë dhjetëra sipatizantë socialistë, ku mes tyre ku nuk munguan dhe disa të lënduar. Kryetari i Policisë Bashkiake Sokrat Gode dhe inspektori i policisë Bashkiake Roland Shtrepi ngelën të plagosur gjatë demonstratës së të premtes së kaluar, çka përbën edhe një tjetër shkak që kjo degë të konfirmojë pjesmarjen e anëtarësisë së saj në protestën paqësore.
Dhjetra qytetarë të Fierit janë nisur sot drejtë kryeqytetit për të marrë pjesë në manifestimin homazh të tre viktimave të 21 janarit. Që në orët e para të mëngjesit të sotmë qytetarët janë grumbulluar në afërsi të selsië së degës së Partisë Socilaiste në Fier për tu nisur më pas më autobusët e vënë në dispozicionin e tyre, me qëllim pjesëmarrjen në orën 14 në manifestimin e opozItës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Fier, Erjon Mucaj është shprehur se ky organizimim është bërë për një protestë paqësore dhe homazh për tre të rënët.Ndërkohë dhjetra qytetarë rreth orës 10 të paradites së sotme janë nisur drejtë kryeqytetit Sipas tyre qëllimi i vetem është vendosja e luleve në vëndin ku u vranë 3 protestuesit gjatë demostratës së 21 janarit
Thirrjes per tubimin homazh qe dega e Partisë Socialiste në Vlorë u beri simpatizantëve te saj një dite me pare, i janë pergjigjur sot dhjetra qyterë për të marrë pjesë në manifestimin e opozitës. Ashtu si edhe te premten e kaluar, nisja drejt Tiranes është bërë orën 9 te mengjesit nga Sheshi I Flamurit, por edhe nga pika te tjera te qytetit. Me herët kryetari i Partise Socialiste dega Vlore, njeheresh dhe deputet i se majtes ne parlamentin shqiptar Eltar Deda beri thirje nga selia roze qe të organizohen për të marrë pjese ne manifestimin homazh qe Partia Socialiste e Shqiperise ka organizuar ne orën 14 te ditës së sotme ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike, shumë qytetarë janë drejtuar krtyeqytetit me 8 autobuset e vënë në dispozicion.
Po ashtu, për të qenë protagonistë ne manifestimin e 28 janarit shumë qytetarë janë nisur edhe me automjetet e tyre private. Autobusët janë shoqëruar edhe nga nga deputet e Vlores, ndërsa në disa pika hyrë e dalëse të qytetit, policia rrugore dhe ajo e rendit ka ushtruar kontrolle të imtësshme automjeteve që kishin destinacion Tiranën. Sipas burimeve nga dega e PS-së në qarkun e Vlorës të premten e kaluar kanë marrë pjesë rreth 3200 demonstrues, ku mes tyre janë plgosur lehtë vetëm disa persona.