Hetimi i 21 janarit Prokuroria rrezon pucin Ishte tubim i paligjshem
Prokuroria ka regjistruar procedim penal me akuzen e grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem qe ka sjelle pasoja te renda lidhur me demonstraten e Partise Socialiste me 21 janar. Burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes kane pohuar dje se procedimi penal eshte regjistruar nje dite pas ngjarjeve te dhunshme te ndodhura prane Kryeministrise ne Tirane. Sipas organit te akuzes neni i Kodit Penal te cilit i referohet ky procedim eshte 262 pika 3 qe parashikon organizimin dhe pjesemarrjen ne tubime te paligjshme. Sipas ketij neni organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve te personave ne sheshe dhe vende te kalimit publik kur nga organizatoret shkelen kushtet e parashtruara ne dhenien e lejes
kur ka sjelle pasoja te renda perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe deri ne dy vjet burg. Sipas Prokurorise hetimi ka nisur per organizatoret e demonstrates te cilet ndonese kishin marre lejen e policise e kane shkelur ate. Ne kerkesen per leje PS dega Tirane kishte parashtruar se tubimi do te ishte paqesor por situata nje dite pas dhenies se lejes ishte krejt tjeter pasi demonstruesit u perleshen me policine dhe Garden.
Hetimi per politikanet
Burime nga organi i akuzes thane dje se krahas me ngjarjet e dhunshme ne demonstrate po vazhdon hetimi per padine e bere nga Policia e Shtetit ndaj disa politikaneve qe dyshohet se kane nxitur dhunen. Behet fjale per kallezimin penal qe Policia e Shtetit beri ne Prokurori me akuzen thirrje publike per dhune ndaj Spartak Ngjeles dhe Skender Gjinushit. Ngjela ne dy deklarata nga Spitali Ushtarak dhe nga nje studio televizive sipas denoncimit te policise ka bere thirrje per dhune mbremjen e 21 janarit. Nderkohe kallezimi akuzon edhe Skender Gjinushin i cili sipas padise publikisht e ka krahasuar Shqiperine me ngjarjet e dhunshme qe ndodhen ne Tunizi. Prokuroria e Tiranes tha se eshte ne fazen e mbledhjes se materialeve nga mediat per dokumentimin e deklaratave te Ngjeles e Gjinushit te cilet do te thirren se shpejti per te dhene shpjegime para hetuesve mbi deklaratat qe kane bere publikisht.
Prokurori amerikan
Nje prokuror amerikan i cili ka mberritur ne Shqiperi pas kerkeses se organit shqiptar te akuzes zhvilloi dje takime me Prokuroren e Pergjithshme dhe grupin hetimor te ngjarjes se 21 janarit. Pasi eshte njohur me hetimet e deritanishme te Prokurorise shqiptare prokurori amerikan ka qendruar edhe ne ambientet e Institutit te Mjekesise Ligjore ku jane kryer autopsite per tre personat e vdekur si dhe ne zyrat e Policise Shkencore ku po behet ekspertimi i predhave dhe armeve te sekuestruara nga Prokuroria ne vendngjarje dhe ne Garden e Republikes. Prokurori amerikan mesohet se po ofron asistence ligjore per hetimin qe eshte regjistruar dhe po realizohet ne Prokurorine shqiptare.
Prokuroria kerkon prova nga policia per 29 te arrestuarit e demonstrates
TIRANE - Prokuroria e Tiranes i ka terhequr vemendjen dje policise per rrezikun e lirimit nga paraburgimi te 29 personave te arrestuar pas demonstrates se 21 janarit me akuzat per kundershtim te policise dhe shkaterrim prone. Sipas Prokurorise masat e sigurise te dhena nga gjykata me nga 15 deri ne 20 dite burg jane duke perfunduar. Ne perfundim te afatit te ketyre masave sipas Prokurorise per te gjithe personat do te behet rivleresim i masave te sigurise. Nese nuk ka prova te reja personat rrezikojne te lirohen. Sipas Prokurorise afati i mbajtjes ne burg te 29 personave po kalon dhe policia ende nuk ka servirur asnje prove shtese. Nese na sjellin prova ne ditet e mbetura para seancave te rivleresimit te masave do kerkojme arrest me burg pa afat per keta persona por nese policia nuk sjell prova te reja shtese do te detyrohemi te kerkojme ndjekje penale ne gjendje te lire kane thene burimet e Prokurorise. Sipas tyre aktualisht ka prova vetem per shtate persona te arrestuar me urdhra ndalimi nga Prokuroria te cilet jane evidentuar prej pamjeve filmike te administruara ne dosje. Nderkohe per 29 shtetasit qe jane lene ne arrest me burg me 15 apo 20 dite afat nuk ka pamje te administruara ne dosje nga policia.
Akuza
Neni 262/3
Organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme
Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve te personave ne sheshe dhe vende te kalimit publik pa marre lejen nga organi kompetent sipas dispozitave te vecanta apo kur nga organizatoret shkelen kushtet e parashtruara ne kerkesen per dhenien e lejes perben kundervajtje dhe denohet me gjobe ose me burg deri ne nje vit.
Pika 3
Po kjo veper e kryer me shume se nje here ose kur ka sjelle pasoja te renda perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri
ne dy vjet.
Trazhgim Sokolaj