Basha ne komision Demonstrata kishte qellim te shkaktonte viktima
Ministri i Brendshem Lulzim Basha raportoi dje ne komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit duke dhene detaje mbi punen e policise ne ruajtjen e institucioneve. Ministri deklaroi se para kesaj date mungonin informacionet nga SHISH per ngjarje dhune ndersa shtoi se ne kete proces hetimor ka shume elemente qe lene per te deshiruar ne punen e Prokurorise.
Eduard Halimi Z. minister do te ishim te interesuar te kishim nje informacion te detajuar mbi informacionet paraprake qe keni pasur para dates 21 janar masat e marra nga ana juaj per perballimin qe do te ndodhte ne daten 21 janar masat e marra nga ju per perballimin neutralizimin pengimin identifikimin dhe neutralizimin e krimit te organizuar per dhunimin e institucioneve si dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar.
Lulzim Basha Me lejoni ta nis kete deshmi para jush duke thirrur ne vemendjen tuaj dhe te gjithe qytetareve castin trondites te fillimit te dhunes me 21 janar. Dhuna u pershkallezua hap pas hapi. Ne valen e pare te dhunes mbeten te plagosur dhjetera e dhjetera efektive te Policise se Shtetit duke perfshire ketu drejtues te larte te cilet u goditen ne koke gjymtyre dhe trup me mjete te forta duke perfshire edhe gure te bulevardit. Dhuna vazhdoi pershkallezimin edhe pas nderhyrjes se forcave te nderhyrjes se shpejte qe pati nje rezultat te shkurter kohor te shperndarjes por edhe menjehere te rigrupimit te mases se dhunshme e cila e gjendur perballe nje qendrimi te vetepermbajtur te Policise se Shtetit jo vetem qe nuk iu pergjigj thirrjeve te drejtuesve per te shmangur goditjet ndaj efektivave ne detyre por vazhduan te godasin efektiva te mbrojtur dhe te pambrojtur ne kembe dhe te rrezuar tashme nga mjetet e forta me te cilat ata godisnin. Per 5 ore skena e pare u pershkallezua. Nga informacionet paraprake dhe nga analiza qe vazhdon ti behet ngjarjes nga Policia e Shtetit u identifikuan 10-15 grupe peseveteshe te cilet sipas analizes paraprake rezultojne te mireorganizuar te trajnuar ne raste te vecanta te droguar me droge sintetike dhe me detyra specifike te cilat jepeshin nga linja te qarta komande kontrolli dhe komunikimi ne sheshin perballe selise se Keshillit te Ministrave dhe nga cka rezulton te jete qendra e kontrollit te veprimit apo shtabi i sulmit i cili vepronte ne ndertesen perballe selise se KM e njohur ndryshe edhe si Dy Kullat. Ne mesin e turmes spikasin nje numer i madh personash me precedente penale te armatosur me arme zjarri dhe lende plasese persona te denuar me pare per krime te dhunshme duke perfshire edhe krime te kryera me arme zjarri ne periudhen 1997-2011.
Qellimi kryesor i operacionit te janarit ishte marrja me force e Keshillit te Ministrave pas nxjerrjes jashte loje te efektivave te rendit pas nxjerrjes jashte funksionit te efektivave te Gardes se Republikes dhe objektivi dytesor ne pamundesi te marrjes se Keshillit te Ministrave me force shkaktimi i paevitueshem i viktimave dhe perdorimi i tyre si kauze per te vazhduar pershkallezimin e dhunes dhe veprimeve kriminale me qellim shkaktimin ne vend te nje gjendjeje anarkie per te justifikuar rrezimin e kesaj qeverie te zgjedhur zevendesimin e saj me nje tjeter kombinuar kjo me mundesine e zgjedhjeve te parakohshme.
Fakti se pas ndalimit te dhjetera e dhjetera demonstruesve u jane gjetur shuma standarde ne xhep ne vlere afro 200 mije leke kryesisht ne prerje euro verteton se grupi qe mori pjese ne goditjen sulmin dhe rrethimin ndaj Keshillit te Ministrave ishte nje grup i paguar.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit me informoi se ne oren 615 minuta e kane informuar se ne dhomen operative te Policise se Shtetit disponohen 6 urdhra ndalime te Prokurorise per drejtuesit e Gardes. E pyeta se per cfare punonjesish behej fjale dhe me tha se do ma jepte kete informacion sapo te dilte ne zyre. Ne oren 6 e 30 minuta me njoftoi se urdher-ndalimet ishin per komandantin e Gardes dhe te 5 komandanteve operative te Gardes. Pra per te gjithe zinxhirin komandues te Gardes se Republikes.
I ndodhur para nje situate te tille ku nga njera ane Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes kishin perballuar me sukses te plote por edhe me kosto nje sulm ndaj Keshillit te Ministrave i ndodhur para nje situate ku i kishim bere thirrje Prokurorise te hetonte jo vetem mbi tre viktimat por te gjithe rrethanave madje u kishim vene ne dispozicion gjithcka pas thirrjes vetem 4 ore me pare te kryetarit te PS-se se te nesermen do te kishte nje demonstrate per horrat e Gardes nuk mund te mos shprehja habine shqetesimin tim te cilin e konsiderova ne ate moment te pakten te nxituar.
Eliminimi i komandes operative te Gardes do te thote jo vetem ne ate situate te tensionuar por ne cdo situate se demoralizimi i plote i gjithe objektivit eshte nje sinjal i qarte qe i citohet punonjesve te Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes. Prita oren 8 te mengjesit dhe pak minuta me vone bera nje thirrje telefonike me Prokuroren e Pergjithshme te vendit. I shpjegova situaten shqetesimin tim dhe i thashe se kjo eshte nje situate potencialisht eksplozive e cila mund te coje ne pershkallezim te metejshem te dhunes duke nxjerre jashte funksionit pjese te tera te Gardes se Republikes dhe duke leshuar sinjale demoralizuese per mbrojtesit e shtetit. I kerkova sqarime duke i thene se ne asnje skene tjeter nen hetim nuk ka pasur aq shume kamera duke i thene se mesa duket hetimi balistik kishte shume gjasa te perfundonte me sukses armet e perdorura nga Garda ishin te gjitha ne funksion te Prokurorise te gjithe urdhrat e dhena jane te regjistruara ne qendrat operative perkatese dhe se ishte e demshme qe e gjithe komanda operative te ndalohej nderkohe qe ne funksion te hetimit keto mjete mund te sherbenin per nje ngushtim te hetimit persa u perket nevojave per te shoqeruar dhe marre te gjithe personat perkates. Prokurorja e Pergjithshme me informoi se do te merrte kontakte me prokuroret e ceshtjes dhe do te lidheshim perseri. 50 minuta me vone me mori ne telefon dhe ne nje bisede relativisht te shkurter me komunikoi se duhet te pyetej secili prej tyre. I thashe se secili prej tyre eshte ne dispozicion te pyetet por ndalimi i tyre ne kete situate ne nuk e dime se cdo ndodhe se eshte paralajmeruar nje demonstrate kunder horrave te Gardes eshte absolutisht i demshem per veprimtarine e Gardes dhe ne dukje i panevojshem sepse te gjithe komandantet ishin ne krye te detyres. I thashe se rreziku i arratisjes se tyre sic thuhej ne urdher-ndalimet faktikisht nuk duhej te mbivleresohej nje situate e tille. Pas kesaj informova Kryeministrin e vendit dhe kerkova nje takim me Presidentin e Republikes te cilin e vura ne dijeni mbi kete ceshtje por edhe mbi ceshtjen tjeter te mosardhjes se informacionit nga SHISH per Policine e Shtetit mbi ngjarjen e 21 janarit. Rreth ores 12 nderkohe qe tensioni vazhdonte te rritej pas deklaratave pothuaj cdo ore te kreut te PS-se Edi Rama dhe personave te tjere dhe i mbetur pa asnje pergjigje per kete kerkese u detyrova te kontaktoj 4 ambasadore perfaqesues te shteteve anetare te NATO-s dhe ti informoj mbi situaten si dhe tu kerkoj atyre mendimin qe kishin mbi kete ceshtje. Ne menyre unanime dhe me konsensus te plote me thane se kerkesa vetem disa ore pas deklarates se Edi Rames per proteste kunder horrave te Gardes duket pak e nxituar dhe se ndanin shqetesimin mbi efektin qe kjo do te kishte mbi strukturat e forcave te Gardes dhe Policise se Rendit dhe perfundimisht mbi efektin qe kjo do te kishte mbi situaten e rendit dhe qetesise ne vend si dhe te rendit e sigurise se institucioneve kushtetuese.
Pas disa perpjekjesh dhe pas vendimit te SHBA-ve per te ndihmuar fillimisht me eksperte dhe pastaj me prokurore hetimin e plote te gjithanshem te 21 janarit pavaresisht anulimit te aktiviteteve politike nga mazhoranca dhe ne faqe te kercenimit te vazhdueshem per te vazhduar aktivitetet masive politike pavaresisht keshillave te nderkombetareve per ti ndaluar ato u kerkua mundesia e nje rrugedaljeje persa i perket marrjes ne pyetje te 6 komandanteve te Gardes. Mundesi per te cilen ne rame dakord menjehere u ra dakord prane informacionit tone dhe me ndermjetesimin e nje vendi partner ne NATO qe te 6 komandantet te pyeteshin dhe te riktheheshin ne detyrat e tyre. Pavaresisht paraqitjes se 6 komandanteve mbi 5 ore ne ambientet e Drejtorise se Qarkut te Policise ne Tirane pala tjeter refuzoi te marre deklarata me shkrim dhe insistoi ne ndalimin e pjesshem te personave te paraqitur. Kjo ndodhi nje nate para protestes se njoftuar te 28 janarit.
Jane refuzuar pergjime per persona te dyshuar si kontigjente kriminale qe vepronin ne perputhje me interesat e ketij shtabi pucistesh muaj e muaj perpara. Nuk kane ardhur prokurore ate dite pavaresisht se jane kerkuar. SHISH nuk ka dhene informacion dhe deri me sot nuk ka pasur as edhe nje veprim as ne baze te referimit te Policise se Shtetit dhe as kryesisht ndaj organizatoreve dhe frymezuesve te dhunes sic jane degjuar dhe vazhdojne te degjohen sot ne mediat e vendit qe benin thirrje per veprime antikushtetuese antiligjore dhe te dhunshme ndaj institucioneve.
Dashnor Sula Zoti minister pjesemarres ne tentativen e dhunshme per te permbysur shtetin kane qene dhe te Policise Bashkiake. Duke qene se Policia Bashkiake eshte e pajisur me arme zjarri dua te di reagimin e institucionit tuaj pas dates 21 janar ndaj ketij veprimi te paligjshem te Policise Bashkiake dhe asaj komunale
Lulzim Basha Policia Bashkiake e Tiranes dhe pjesetare te Policise Bashkiake te qyteteve te tjera te qeverisura nga Partia Socialiste kane qene te pranishem ne 21 janar jane evidentuar si te pranishem ne 21 janar. Kjo do te mjaftonte te hynte ne veprim ligji i cili i ndalon ata te jene te pranishem ne aktivitete politike. Duke filluar nga Policia Bashkiake e Tiranes e cila nga dita e enjte eshte e paautorizuar te mbaje arme zjarri.
Fatos Hoxha Ne demonstrimin e 21 janarit u sulmua Kryeministria per 5 ore dhe u mbajt i rrethuar Kryeministri me te gjitha mjetet. Ju ne detyren e ministrit te Brendshem gjate 5 oreve rrethim te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise a keni pasur nderlidhje apo komunikim ne lidhje me kete situate ne Kryeministrine e vendit nga Presidenti i Republikes ne lidhje me sulmin mbi Kryeministrine dhe jo ngjarjet ne bulevard
Lulzim Basha E kam informuar se ambasadori ne fjale me sugjeroi me keshilloi apo pyeti nese ne kete moment mund te kishte nje force tjeter te siguronte qe perimetri te mos thyej me theks forcat e armatosura. Presidenti po keshtu u pergjigj se ka nje kuader institucional qe duhet te ndiqet. Pas kesaj kam bere nje lidhje me ministrin e Mbrojtjes i cili me ka qartesuar se Forcat e Armatosura mund te hyjne ne veprim vetem ne rrethana te caktuara ligjore te cilat ne ate cast nuk ishin te deklaruara. Kjo ka qene biseda e vetme qe une kam bere me Presidentin gjate rrethimit te Kryeministrise.
Enkelejd Alibeaj Ju thate se gjithcka qe ishte organizuar orkestruar shume kohe me pare sipas te dhenave qe ju keni. Mund te na saktesoni se si do te ishte vazhdimi i metejshem i agresionit ndaj Keshillit te Ministrave ne qofte se nuk do kishte qendruar Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes qe i bene balle ketij agresioni
Lulzim Basha Ne fakt me afrimin e muzgut ne morem informacione brenda rrethimit nga burime te ndryshme se me renien e erresires do perdoreshin arme dhe selia e kryeministrise do te sulmohej me arme zjarri te renda kallashnikov. Ne ditet ne vazhdim ky informacion eshte konfirmuar nga burime te ndryshme ne rruge operative. Pra ishte e qarte per ne se faza e fundit e rrethimit te perfundonte ne goditje me arme te selise se Keshillit te Ministrave. Se cfare do ndodhte pasi banditet te arrinin te merrnin seline e Keshillit te Ministrave nen kontroll une kete nuk mund ta parashikoj. E vetmja gje qe mund te them eshte se renia e Keshillit te Ministrave do ishte ne moment dhe renia e shtetit. Bandite te armatosur do te gjendeshin ne rruget e Tiranes dhe do te benin ate qe kishin paralajmeruar edhe para ores dy ne raport me qytetaret pronat e tyre ne raport me institucionet e tjera. Prandaj ajo qe mund tju them eshte se ne ishim te vendosur te mbronim sipas ligjit deri ne fund seline e Keshillit te Ministrave dhe se ishim pergatitur per ta kryer kete detyre me sukses.
Eduard Halimi Z. minister na thate se ne mbremjen e dates 21 janar jeni vene ne dijeni te nje urdhri te Prokurorise qe hetimin do te udhehiqte ajo. A ka pasur ndonje pengim hetimesh nga ana juaj
Lulzim Basha Ka pasur disa veprime te cilat me vone jane konsideruar te pajustifikueshme nga oficeret e policise kriminale si p.sh. administrimi i predhave te gjetura ne trupin e viktimave nga prokuroret nepermjet marrjes se tyre e futjes ne xhep marrjes se rrobave dhe kycjes se tyre ne nje kasaforte speciale vetem me celesin e prokuroreve. Me eshte raportuar nga Policia e Shtetit se persona qe jane te gatshem japin deshmi edhe para jush qe prokuroret kane administruar predhat e gjetura ne trupat e viktimes per dy predhat e gjetura. Njera prej predhave eshte administruar nga prokurori ne te dy raste eshte futur ne xhep dhe eshte marre ne xhep pas analizes se autopsise. Nje tjeter gje qe na ke terhequr vemendjen eshte se rrobat qe jane te rendesishme per te bere analizen balistike jane mbajtur te kycura nga prokuroret. Nuk dua ta paragjykoj por nuk e di nese behet fjale per nje standard profesional por me aq njohuri akademike qe kam di qe predhat nuk duhet te futen ne xhep. Se dyti nuk e kuptoj pse rrobat nuk i jane nenshtruar ekzaminimit rutine ne te njejten kohe me trupat e viktimave por edhe kjo eshte per tu zbardhur. Nje gje ju garantoj se specialistet e Ministrise se Brendshme qe mbeshtesin hetimin do te jene ne dispozicion te hetimit.
Dashnor Sula A kemi pasur kontakt me drejtues dhe deputete te PS ne daten 21 janar Dhe sipas informacioneve parake ne protesten e 21 janarit a ka pasur edhe efektive te liruar te policise e Gardes
Lulzim Basha Ne paraditen e dates 21 ndersa ndodhej ne zyren time drejtori i pergjithshem Burgaj ka marre nje telefonate nga krenari i PS-se Edi Rama ku eshte ankuar se policia po vonon autobuset qe po vijne nga Shkodra. Drejtori ndersa ka bere kontrollin e nevojshem te situates i eshte pergjigjur se nuk ka asnje vonese te qellimshme por po ndermerren veprimet e nevojshme per te garantuar siguri. Ne dijenine time ky eshte komunikimi i vetem qe ka pasur drejtuesi i PS me drejtorin e pergjithshem. Kater ore me vone kur drejtori i pergjithshem me kerkesen time e mori mbi 10 here ne telefon dhe i coi mbi 10 mesazhe kryetari i PS si asnjehere me pare nuk iu pergjigj asnjeres prej tyre. Nese ka pasur kontakte me nivele te tjera kete nuk e di. Sipas informacioneve paraprake ka pasur te perfshire ne ngjarje ish-efektiva te forcave te rendit ish- efektiva te Gardes se Republikes dhe ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit.