E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Kuvendit zbardhet procesverbali

Mbledhja Brace kerkon reforme ne buxhetin e Kuvendit. Patozi Hetoni por nje komision nuk mund te beje reforme buxhetore

Opozita e majte permes shpjegimeve te dhena ne debatin me dyer te mbyllura ne Konferencen e Kryetareve ka kerkuar jo hetim por nje reforme te buxhetit te Kuvendit. Deputeti i PS-se Erion Brace ka bere te ditur se qellimi i ngritjes se komisionit hetimor synon funksionimin e Kuvendit permes nje reforme te re buxhetore. Por kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi e ka kundershtuar Bracen duke i thene se per nje reforme te tille buxhetore nuk mund te ngrihet nje komision i tille hetimor parlamentar. Gazeta ka mundur te zbardhe debatin ne Konferencen e Kryetareve lidhur me ngritjen e komisionit hetimor per punimet e Kuvendit duke siguruar procesverbalin e plote te kesaj mbledhjeje ku eshte debatuar gjate lidhur me objektin e hetimit te komisionit. Mazhoranca ka kerkuar saktesim te ketij objekti duke percaktuar se cfare do te hetohet ndersa opozita dhe anetaret e PS-se Brace dhe Dokle kane mbrojtur idene se po keqmenaxhohen parate e Parlamentit ndaj ky komision do te nxjerre abuzimet. Por anetaret e mazhorances i akuzuan ata per mungese faktesh te cilat ende opozita nuk eshte e qarte nese i disponon apo jo pergjate 4 muajve qe do te hetoje komisioni parlamentar.

PROCESVERBAL

date 15.3.2011 ora 1430

Drejton mbledhjen

Jozefina Coba Topalli ndash Kryetare Kuvendi

Rendi i dites

Shqyrtimi i kerkeses se nje grupi prej 35 deputetesh per ngritjen e nje komisioni hetimor te Kuvendit per hetimin e drejtimit dhe te veprimtarise se organeve drejtuese dhe sherbimeve te Kuvendit per periudhen shtator 2005 - dhjetor 2010.

Miratimi i programit te punes se Kuvendit per periudhen 21 mars - 19 maj 2011.

Miratimi i kalendarit trejavor te punes se Kuvendit per periudhen 21 mars - 7 prill 2011

Te pranishem

Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi z. Astrit PATOZI kryetar i grupit parlamentar te Partise Demokratike z. Ardian TURKU Zevendeskryetar Kuvendi z. Vangjel TAVO zevendeskryetar Kuvendi z. Erion BRACE nenkryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste z. Namik DOKLE zevendeskryetar Kuvendi z. Genc POLLO zevendeskryeminister

Mungojne Z. Lefter KOKA kryetar i grupit parlamentar Levizja Socialiste per Integrim.

Te ftuar Kryetaret e komisioneve te perhershme parlamentare z. Ilir Rusmali z. Fatos Beja z. Jemin Gjana znj. Ermelinda Meksi.

Mungojne z. Leonard Demi znj. Valentina Leskaj z. Edmond Spaho z. Ethem Ruka.

Hapet mbledhja

Jozefina Topalli ndash Miredita Sot kemi thirrur kete mbledhje te Konferences se Kryetareve me dy pika te rendit te dites. Pika e pare e rendit te dites eshte nje kerkese e dorezuar nga Partia Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor te Kuvendit per hetimin e drejtimit dhe veprimtarise se organeve drejtuese dhe sherbimeve te Kuvendit per periudhen kalendari i punimeve te Kuvendit.

Fillojme me piken e pare te rendit te dites. Kerkesa eshte dorezuar me 11.3.2011 dhe megjithese kane qene dite pushimi une mendova ti qendrojme ligjit Per ngritjen e komisioneve hetimore. Fillojme qe sot diskutimin e kesaj kerkese te depozituar. Nuk e di nese te gjithe kane pasur kohe ta lexojne dhe cili eshte mendimi i tyre. Kush e deshiron fjalen Fjalen e ka zoti Patozi.

Astrit Patozi ndash Faleminderit zonja Kryetare

Ne lidhje me kerkesen e grupit parlamentar te Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor une nuk mund te them se jam futur thelle ne permbajtjen e kesaj kerkese por ne nje veshtrim perciptazi edhe per shkak te kohes se kufizuar mund te them se ne parimisht jemi plotesisht dakord qe te respektohen te gjitha nenet e Rregullores se Kuvendit dhe te ligjit Per krijimin dhe organizimin e komisioneve hetimore te Kuvendit pra qe seanca e se enjtes te shqyrtoje kete kerkese por paraprakisht me duhet te shpreh disa rezerva qe vihen re ne nje veshtrim te percipte qe une i bera kesaj kerkese. Koleget nenshkrues te kesaj kerkese duhet te kishin parasysh aspektin formalo-juridik sepse eshte evidente qe ka disa probleme. Se pari ka nje mosperputhje shume te qarte mes relacionit qe shoqeron kerkesen dhe vete vendimit te Kuvendit.

Se dyti ka nje problem lidhur me perberjen e anetareve te ketij komisioni hetimor per sa i perket pales se opozites pasi ka anetare qe jane ne konflikt interesi me objektin e ketij komisioni hetimor. Kjo gje duhet te modifikohet perpara se te shkojme ne seance.

Do te ftoja grupin parlamentar te Partise Socialiste qe kete kerkese per kete komision hetimor per te cilin ne jemi parimisht dakord ta pershtaste ne perputhje me Kushtetuten dhe me vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe me ligjet e tjera te vendit qe ne te mos kemi asnje problematike gjate shqyrtimit te kesaj seance por ta miratojme ate njezeri. Po keshtu ne pergjigje te kerkesave te ligjit Per organizimin e komisioneve hetimore jemi te gatshem qe sot te paraqesim listen e anetareve te komisionit qe do ti perkasin mazhorances e cila sigurisht do te kete shumicen ne kete komision. Une nuk kam pasur kohe ta firmos por mund ti paraqes ketu ne kete konference dhe i quajme te miratuara.

Anetaret e komisionit nga mazhoranca jane Jemin Gjana ndash nenkryetar Edi Paloka ndash anetar Fatos Beja ndash anetar Paulina Hoti ndash anetare Viktor Gumi ndash anetar Edmond Spaho ndash anetar.

Jozefina Topalli ndash Faleminderit Fjalen e ka zoti Beja.

Fatos Beja ndash Duke falenderuar kryetarin e grupit per propozimin dhe une e kuptoj pse por aktualisht jam anetar i nje komisioni hetimor keshtu qe nuk do te ishte oportune te merrja pjese ne nje komision tjeter. Nese mundet le te zevendesohem me dike tjeter.

Jozefina Topalli ndash Kush e do fjalen Fjalen e ka zoti Gjana.

Jemin Gjana ndash Edhe nese emri im nuk do te ishte edhe pse eshte do te desha ti bashkengjitem asaj qe shtroi ketu zoti Patozi sepse keshtu sic eshte hartuar kjo kerkese i bie qe te na lini te lire per 2 vjet dhe te mos merremi me gje tjeter. Mua me duhet te le cdo pune tjeter te mos merrem me asgje dhe te merrem me ate komision. Nuk e di nese do tia dal dot qe bashke me koleget te mund te merrem me keto tani. Do te hetojme ndonje gje konkrete

Nese keni merak se jane shitur keq makinat hajde te hetojme. Te hetohet nje ceshtje konkrete por duhet te keni edhe ndonje te dhene do te keni nje dyshim paraprak per tu vertetuar nje fakt ose disa grupe faktesh por keshtu sic jane shkruar gjerat nuk e di si do te vendosim ne seance per ta miratuar. Domethene eshte futur i gjithe stafi dhe kane mbetur jashte vetem rojet e Kuvendit nese ata lene ose jo njerez per te hyre ose per te dale nga Kuvendi sipas rregullores dhe cdo gje tjeter duhet te kaloje ne nje site ne nje komision qe do te punoj dy muaj. Eumlshte normale qe ne te kontrollojme aktivitetin e cdo lloj institucioni te kontrollojme edhe vetveten por nese duam qe te bejme kontroll per te bere show eshte gje tjeter. Keshtu sic e keni shkruar gjerat jane renditur ne nje menyre te tille qe te merremi me cfare te duam te flasim per cfare te duam dhe te jemi brenda objektit te komisionit. Megjithate ka kohe deri ne diten e caktuar. E kam shume seriozisht. Per mua menyra e te shkruarit te objektit nuk ka sens.

Jozefina Topalli ndash Fjalen e ka zoti Dokle.

Namik Dokle ndash Se pari une vleresoj faktin qe kryetari i grupit parlamentar te mazhorances parimisht eshte dakord per ngritjen e ketij komisioni. Per ndonje nga meraket dhe rezervat qe ka mund te bisedohet me perfaqesuesin e grupit tone nese mund te behet ndonje korrigjim. Per merakun qe ka zoti Gjana nuk eshte problemi nese thuhet atje per makinat do te kontrollohen te gjitha makinat. Kjo behet me sondim per ato gjera qe jane problematike sepse ne 100 gjera qe mund te kete njeri nga problemet dy jane problematike dhe 98 jane te zgjidhura. Synimi i ketij komisioni per ne nuk eshte thjesht te kontrollojme por nje synim pak me tutje ai behet per te ndryshuar disa gjera ne funksionimin e Kuvendit si per shembull nese marrim ceshtjen e buxhetit sot komisionet e Parlamentit tone jane pa buxhet. Ato nuk dine se cfare mund te bejne me pjesen e buxhetit qe i takon per te bere sondazhe per te zhvilluar kontakte me grupe interesi apo per problematika qe i interesojne komisionit me qellim qe komisionet te funksionojne ne nje menyre racionale dhe jo te shtrenguar brenda hekurave te nje buxheti i cili nuk i jep hapesire cdo deputeti dhe ne menyre te vecante komisioneve parlamentare. Problematikat qe ne kemi parashtruar jane ato qe na shqetesojne ndersa per elementet konkrete te kesaj apo asaj ato behen ne baze te programit ne momentin qe komisioni fillon funksionin. Behet programi dhe thuhet Per kete problem do te kontrollojme keto elemente per nje problem tjeter ato elemente. Nuk ka nevoje te shkoje 4 vjet kjo pune. Mua me duket se edhe 4 muaj jane shume. Kjo pune mund te mbarohet shume me shpejt me vullnet te mire te te gjitha paleve.

Jemin Gjana ndash Keni futur hetimin ne komisionet parlamentare sepse keni thene Zbatimi i kerkesave per respektimin e procedurave ne shqyrtimin e projektligjeve ne seancen plenare si edhe ne komisione. Kur thoni Do te shqyrtoje proceduren e hartimit te projektligjeve do te thote qe do te shqyrtoni kedo qe merret me keto ceshtje. Une shikoj nje objekt kaq te stermadh sa nuk e di sesi do ti dilet kesaj gjeje sepse sic thote zoti Fatos Te merremi dhe te tjerremi me njeri-tjetrin. Te germa e thoni Hetim i funksionimit te stafit te Kuvendit. Projektligjet nuk i shqyrton stafi.

Jozefina Topalli ndash Fjalen e ka zoti Brace.

Erion Brace ndash Zoti Gjana une doja qe te sqaroja qe ne krye te heres qe ky komision nuk ka karakter personal. Ai nuk i adresohet veprimtarise se ndonje prej deputeteve te Kuvendit dhe aq me teper drejtuesve te Kuvendit. Qellimi eshte shprehur fare qarte ne relacion. Ne synojme qe ti propozojme ketij Kuvendi nje reforme te thelle te menyres se buxhetimit si edhe te financimit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise. Qe sot gjithsecili prej nesh e shikon me syte e tij se cfare nuk funksionon dhe gjithsecili prej nesh mund te kete propozimet e tij se si mund te behet me mire kjo pune. Ne duam qe te shikojme te hetojme dhe ne fund te propozojme se si duhet te financohet veprimtaria e Kuvendit. Sot ne gjykimin tone financohet thjesht dhe vetem rroga e deputetit sigurimet shoqerore te tij sigurimet shendetesore apo dicka me teper. Ne duam qe keto para publike qe jepen jo vetem te financojne funksionet baze te deputetit te komisioneve pastaj te gjithe institucionit por njeheresh te jene transparente per publikun sepse per hir te se vertetes ka shume fjale qe i adresohen deputeteve si spekulante si njerez qe marrin para pa fund qe harxhojne pa hesap parate e publikut dhe ky nam ka rene mbi secilin prej nesh. Pra cfare synojme ne me ane te ketij komisioni Ne synojme te shohim se si funksionon Kuvendi dhe te propozojme ate qe e ben me funksional Kuvendin e Republikes se Shqiperise duke financuar drejtperdrejt deputetin dhe qe keto financime te jene drejtperdrejt transparente. Se dyti ka disa elemente tek objekti te cilat jane shqetesim per secilin prej nesh. Integriteti i sistemit te votimit elektronik ne Kuvend eshte nje prej tyre. Ka pasur nje problematike te herepashershme rregullorja ka ndryshuar disa here dhe tani ka ardhur momenti qe te pakten ne te opozites te kemi dijenine se si ruhet integriteti i ketij sistemi. A eshte i vlefshem ky sistem apo jo Mora thjesht dy pika qe lidhen me objektin. Historia apo hetimi nuk shkojne me ate per te cilen folem qepare pra me menyren se si miratohen ligjet neper komisione etj. Ne na intereson te dime nese do te financohet ky lloj sherbimi ne Kuvend apo jo si dhe si do te financohet me qellim qe ky aspekt i punes se Kuvendit te Republikes se Shqiperise te jete sa me transparent sa me gjitheperfshires dhe te ofroje mundesine e kontaktit me te gjitha grupet e interesit qofshin kur ato kerkohen nga opozita qofshin kur kerkohen nga mazhoranca. Por jo ne aspektin nese nje komision e zbaton rregulloren kur shqyrton projektligjin apo jo sepse eshte krejt normale qe nuk do te hetojme koleget tane drejtues komisionesh apo pjesemarres ne to. Nuk eshte ky synimi.

Faleminderit

Jozefina Topalli ndash Dakord Kush e deshiron fjalen

Jemin Gjana ndash Une e kam shume seriozisht shqetesimin tim. Kam punuar gjate neper komisione dhe ne administraten shteterore para dhe pas viteve lsquo90. A e dini se cfare do te thote te kontrollosh zbatimin e buxhetit per 7-8 vjet Sigurisht qe zbatimi i buxhetit do te kontrollohet. Une nuk mund te them qe te kontrollohet viti 2009 pa leje. Le te vendosim ne objekt kontrollin e zbatimit te buxhetit te viteve 2005 2006 2007 2008 2009 2010 dhe 2011 se viti 2010 ka te beje me vendimet qe jane marre per vitin 2011. KLSH-ja qe eshte nje institucion me 200 vete dhe kur shkon te kontrolloje nje institucion kontrollon buxhetin e nje viti madje edhe ate me zgjedhje. Dakord e bejme komisionin po te doni. Ketu thuhet zbatimin e detyrave domethene si i ka zbatuar stafi detyrat per ndarjen. Ndarja e diskutimit te projektligjeve ne komisione vendoset ketu. Ju fusni per te analizuar aktivitetin e Konferences se Kryetareve. Ketu eshte marre vendim zoterinj. Eumlshte cuar ne seance dhe eshte miratuar. Ndarja e punes se komisioneve behet ne Konferencen e Kryetareve dhe ne seance plenare dhe ceshtja mbyllet me kaq. Une nuk kam te dhena dhe nuk e di se per cilin buxhet behet fjale qe te mund te veproj.

Namik Dokle ndash I vleresoj te gjitha diskutimet e kolegeve. Zoti Gjana nuk ka pse te perserise fjalen e kam seriozisht sepse ne e kuptojme qe e ka seriozisht dhe jo vetem ai por edhe ne e kemi po aq seriozisht sepse kete kerkese e kemi bere bazuar ne Kushtetute dhe ne ligj. Per sa u perket elementeve qe bejne krahasimin e Kontrollit te Larte te Shtetit me komisionin hetimor mund tju them se ne nuk jemi Kontrolli i Larte i Shtetit dhe as nuk duam te behemi si ai por duam te shqyrtojme disa nga shqetesimet qe kane lindur per te permiresuar punen e Kuvendit. Zoti Brace jua tha qe ne synojme ti propozojme Kuvendit nje reforme te buxhetimit. Per sa u perket kalendareve trejavore ne skemi ndermend te merremi me ta...

Jozefina Topalli ndash Urdheroni zoti Patozi

Astrit Patozi ndash Qe ne fillim te fjales sime kam shprehur vullnetin e mazhorances per te qene dakord ne parim per ngritjen e nje komisioni hetimor si instrument i opozites per te kontrolluar veprimtarine e institucioneve te ndryshme. Qe ne fillim te fjales sime thashe qe u bej ftese kolegeve te opozites qe ta perputhin kerkesen e tyre me Kushtetuten me ligjet me rregulloren dhe me gjithcka tjeter. Tani qe degjova shpjegimet e perfaqesuesve te opozites e perforcoj mendimin tim dhe nuk gjej asnje arsye se per te bere nje reforme te brendshme ne Kuvendin e Shqiperise duhet te ngrihet patjeter nje komision hetimor. Keshtu sic e shoh une pa pasur asnje prove pa asnje fakt dhe pa asnje grup-fakt ne ngreme nje komision hetimor. Une besoj se me kete kerkese mund te hetohet si ne parlamentin gjerman si ne parlamentin francez si ne parlamentin anglez sepse nuk ka ceshtje. Cfare ndryshimi ka qe te thuhet ne vitin 2005 dhe ne vitin 2011 dhe nuk kontrollohet me kete kerkese Parlamenti i Zogut sepse ketu nuk jepen fakte qe te kete ceshtje per te ngritur nje hetim dhe me pas ky hetim na con ne nje reforme. Pra ju ne fillim kapeni te reforma. Ju kerkoni reformen por kush ia ka mohuar te drejten opozites qe kete reforme ta kerkoje me mjete te tjera Pse duhet qe patjeter ta kerkoje me komision hetimor

Diskutime ne salle. Ne e respektojme te drejten tuaj.

Po ju bej me dije qe ju nuk mund te keni ne dore nje instrument ne shkelje te Kushtetutes dhe te ligjeve te vendit. Ne nuk mund tiu mbivendosemi institucioneve te tjera si Parlament. Ju flisni per atributet e Byrose se Kuvendit flisni qe doni ti ndryshoni. Trajtojini ne Byro kur te vini atje Ju flisni per atribute te Sekretariatit per Buxhetin. Trajtojeni ne sekretariatin per buxhetin Ne Sekretariatin e Buxhetit qe ju kerkoni te hetoni keni vene si anetar Erion Bracen dhe i bie qe po ky te kontrolloje veten. Pra Erion Brace si anetar kontrollon Erion Bracen si bashkekryetar. Keto jane probleme qe une besoj se ju duhet ti rishikoni. Kjo eshte ftesa jone. Bejeni kerkesen e perputhshme qe te mos kemi asnje minute debat

Jozefina Topalli ndash Faleminderit Po zoti Brace.

Erion Brace ndash Per hir te se vertetes qe nga muaji shkurt i vitit qe shkoi kur ne hyme ne Parlamentin e Shqiperise dhe ne te gjithe muajit ne vijim Parlamenti ka ndermarre nisma te tilla. Pra ka perdorur fuqine e tij per te ndryshuar instrumentet e buxhetimit te Parlamentit ate te ndarjes se parave apo te financimit. Ka perdorur fuqine e tij per te ndryshuar instrumente te Rregullores ne Kuvend. Te pakten per keto te dyja opozita nuk eshte konsideruar nuk eshte marre mendimi i saj dhe as eshte perfillur opinioni i saj. Ndryshimet jane bere ne menyre te njeanshme madje disa here edhe pa prezencen e opozites madje edhe kur opozita ka kundershtuar. E para. Se dyti per integritetin e sistemit elektronik asnjeri prej nesh nuk ka dijeni se si funksionon sistemi pervec disa elementeve qe na jane vendosur ne tavolinat tona. Mua me ka bere pershtypje nje prej elementeve qe normalisht i jepte integritet te gjithe sistemit ndalonte qe une te votoja per zotin Dokle apo zoti Dokle per Kryetaren e Kuvendit. Nga nje seri provash qe kemi sidomos gjate 3-4 seancave te fundit integriteti i ketij sistemi eshte cenuar totalisht. Po flas per votimin e hapur. Askush prej nesh nuk eshte ne gjendje te thote nje gje te tille per votimin e fshehte elektronik sepse nuk di se si funksionon. Une nuk jam specialist i asaj fushe prandaj njeri prej kolegeve i cili eshte specialist i asaj fushe ne komision do te mesoje gjithsecilin prej nesh sesi funksion. Ne rast se sistemit i mungon integriteti do te bejme ceshte e mundur qe ti rikthehet integriteti me instrumente te ndryshme qofte edhe teknologjike. Shpresojme qe te jete transparent dhe i kontrollueshem nga secili prej deputeteve. Keto jane arsyet.

Jozefina Topalli ndash Po zoti Rusmali urdheroni

Ilir Rusmali ndash Zonja Kryetare tani mund te bej diskutimin tim. Une besoj se ky instrument eshte me garantues per opoziten jam plotesisht dakord me zotin Brace por une di gjithashtu qe ky instrument mund te zhvillohet vetem ne konturin e vet kushtetues jo jashte konturit kushtetues. Nuk ekziston mundesia as te merret nisma dhe as te miratohet ajo nga Kuvendi kur instrumenti eshte jashte konturit kushtetues. Ky eshte kufizimi i madh qe ka ky instrument garantues. Per sa kohe eshte ashtu dhe per sa kohe qe koleget e opozites kane pafundesisht zgjidhje alternative ne dispozicion per te realizuar ate qellim qe kane deklaruar ketu une do ti kerkoja Konferences se Kryetareve pse jo edhe Parlamentit qe te jete shume strikt ne verifikimin e kontekstit kushtetues te kesaj nisme. Kjo nisme jashte kontekstit kushtetues nuk zhvillohet dot sepse instrumenti garantues e ndalon nje gje te tille prandaj do ti beja thirrje ketu ne Konference por edhe ne Parlament qe te verifikohet me rreptesi konturi kushtetues ne te cilin zhvillohet kjo nisme. Une kam dilema te medha per konturin kushtetues.

Jozefina Topalli ndash Faleminderit Fjalen e ka zoti Dokle.

Namik Dokle ndash Nuk duhet ta banalizojme ceshtjen se po te jete e nevojshme te ulim cmimin e kosit blejme nje lope e mjelim dhe e ulim kesisoj cmimin e tij. Por nuk eshte ky shqetesimi i opozites. Pra ju kerkoj te mos e banalizoni te mos e paragjykoni ceshtjen. Ne kemi keto shqetesime qe i shtrojme ketu dhe instrumenti qe ne kemi perzgjedhur eshte ngritja e komisionit hetimor. Ju nuk doni prandaj votoni kunder dhe kaq.

Jozefina Topalli ndash Faleminderit zoti Dokle

Besoj se nuk eshte rasti per te demaskuar askend sepse te gjithe jane te interesuar per te ecur perpara per te mos bllokuar asgje. Une bie dakord me zotin Patozi i cili kerkon plotesimin e kritereve formale dhe juridike. Ju kerkoj qe relacionit ti shikonit disa gjera qe te beni perputhjen me projektin. Pra sic e keni projektin duhet te beni dhe relacionin se jane dy gjera qe nuk shkojne. Shikoni nese ka konflikt interesi midis anetareve Gjykojeni vete Kjo eshte per pikepamjen formale juridike. Per sa i perket permbajtjes aty nuk hyn Konferenca e Kryetareve. Ju zoti Patozi dorezoni emrat qe keni per komisionin Ne parim nuk eshte asnje kunder.

Jozefina Topalli ndash Atehere e mbyllim piken e pare. Nga pikepamja formalo-juridike ju lutem beni rregullimet qe duhen nga pikepamja e permbajtjes duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten dhe ketu nuk besoj se ndonjeri eshte kunder perputhjes me Kushtetuten dhe me vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ne kemi pasur nje problem gjate kesaj periudhe. Sekretariatet me perjashtim te Sekretariatit te Votimit nuk jane mbledhur dhe nuk kane funksionuar dhe ky eshte nje problem. Une do ti kerkoja edhe kryetarit te grupit te PD-se por edhe perfaqesuesve te PS-se qe ta shohin me seriozitet kete problem. Ka disa kohe qe une i kam kerkuar OSBE-se te me jape job description-in bashke me administraten ne menyre qe te na ndihmojne ti bejme eficente edhe sekretariatet dhe mundesisht ti cojme deri ne nivelin e komisioneve parlamentare. Deri tani nuk ia kemi arritur. I kam kerkuar meqe eshte mbyllur marreveshja me OSBE-ne qe te vazhdojne dhe nese gjejme financime kjo do te jete nje nder prioritetet kryesore per te bere job description te sekretariateve. Nuk ka funksionuar Sekretariati per Buxhetin as ai per Marredheniet me Jashte. Nuk eshte mbledhur asnjehere Sekretariati per Biblioteken dhe Botimet. Ka funksionuar vetem Sekretariati per Votimin dhe Rregulloren. Ky eshte nje defekt i madh ndaj edhe u kerkoj te dy kryetareve te grupeve qe tu kerkojne deputeteve te mblidhen. Une e di qe kane veshtiresi se kur nuk ka akte nenligjore mund te shmangesh me kollaj por kjo eshte nje detyre qe duhet bere.

Kalojme te pika e dyte Programi dhe kalendari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›