Sigurimet shoqerore ne Kuvend Ksera Ndeshkim per abuzuesit

Kuvendi miraton ligjin e sigurimeve shoqerore opozita kunder. Sigurimet PD-PS dy ore debat ne Kuvend
Mazhoranca dhe opozita kane debatuar gjate lidhur me disa ndryshime ne ligjin Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore. Kreu i Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera pohoi dje se ndryshimet zgjerojne ne menyren te dukshme skemen e ndihmes ekonomike. Nepermjet shifrave Ksera faktoi masat e marra nga kjo qeveri ne ndihme te shtesave vulneravel. Ai permendi rritjet e herepashershme te pagave pensioneve apo dhe ndihmes ekonomike per shtesa te caktuara shoqerore por dhe denimin per abuzuesit me ligjin. Por opozita kundershtoi keto argumente. Deputeti i PS-se Ilir Beqja fajesoi rishtas Kryeministrin Sali Berisha per rritjen e nivelit te varferise ne vend. Deputeti socialist duke iu referuar rritjes se pagave dhe pensioneve theksoi se keto rritje jane qesharake krahasuar me harxhimet qe bejne shqiptaret per te paguar faturat e larta te dritave dhe te ujit. drafti u miratua me 71 votat e mazhorances ndersa o9pzoita nuk mori pjese ne votim. Po me kaq vota u miratua dhe projektligji Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Per ligjin e zbatueshem per detyrimet ushqimore dhe Per aderimin e republikes se Shqiperise ne Konventen Per njohjen dhe zbatimin e vendimeve ne lidhje me detyrimet ushqimore.
Diskutimet
Ministri Ksera doli ne mbrojtje te ndryshimeve ne ligjin Per ndihmen sdhe sherbimet shoqerore. Ky ligj eshte shume i rendesishem dhe tregon dhe njehere fytyren sociale te kesaj qeverie dhe rendesine e vecante qe i ka dhene mbeshtetjes se shtresave vulnerabel te shoqerise - tha ai. Ndersa ne pergjigje te pyetjeve te ligjvenesve socialiste Ksera sqaroi se drafti i ndryshuar eshte hartuar ne bashkepunim me eksperte te Bankes Boterore. Do te ndryshohet perkufizimi per tetraplegjiket te cilet jane prioritare ne krahasim me kategorine tjeter te paraplegjikeve. Ksera vuri theksin me tej ne zgjerimin e perfituesve por edhe ne denimin e abuzuesve. Qellimi kryesor i ketyre ndryshimeve eshte qe te kemi rritje te pageses mujore duke perjashtuar nga skema rastet abuzive qe ka pasur me shumice. Abuziviteti dhe heqja e familjeve qe nuk u takon do kaloje direkt ne rritjen e kestit mujor. Inspektimi i Sherbimi Social Shteteror ka gjetur vetem per vitin 2010 5045 familje te evidentuara si shkelje ku 70 raste jane anetare te keshillave komunale e bashkiake. Ksera shtoi se fatura financiare e ketyre ndryshimeve shkon ne 194 milione leke. Ligji ka nje efekt financiar qe ka te beje me ngritjen e regjistrit elektronik i cili kap vleren e 3 milione euro dhe se shpejti do te behet pilotimi per te pare funksionimin e tij. Po keshtu ne zgjerimin qe i kemi bere grupeve vulnerabel per jetimet qe jane afersisht 1000 raste me 3 mije leke ne muaj efekt financiar 36 milione leke. Viktimat e dhunes ne familje jane afersisht 1400 ne vit dhe kap vleren e 50 milione lekeve po keshtu dhe familjet ne rast divorci 500 raste qe perfitojne 18 milione leke. Pra 194 milione leke jane efektet financiare nga zgjerimi i skemes. Po keshtu risi jane dhe femijet qe ndjekin shkollen qe jane pjese e skemes. Kemi 190 mije femije nga te cilet duke u dhene mbeshtetje financiare qe mos braktisin shkollen do te perdorim nje fond prej 57 milione lekesh - tha ai. Por ligjvenesit socialist deklaruan se Shqiperia vijon te kete nje varferi ekstreme. Shqiptaret duan pune nuk duan lemoshe - beri thirrje deputeti Beqja gjate diskutimeve per rendin e dites ne Kuvendin e Shqiperise duke bere me dije se varferia eshte ulur kembekryq ne cdo familje shqiptare. Deputeti socialist akuzoi qeverine se per shkak te korrupsionit te saj e ka zhytur vendin ne nje varferi te tejskajshme. Gjithashtu Beqja risolli ne vemendje se edhe kater demonstruesit qe dolen per te kundershtuar papunesine dhe varferine e tyre u vrane. Por Ksera theksoi se studimi i Bankes Boterore tregon se varferia eshte zvogeluar me 27 per qind. Nga 25.4 per qind e GDP-se qe ka qene ne vitin 2002 ne 2005 ka shkuar ne 18.5 per qind dhe 12.4 per qind ne vitin Varferia ekstreme si perqindje personave te varfer qe konsumojne per ushqim nen minimumin e nevojshem 3047 leke per fryme ne muaj arriti ne vitin 2008 1.2 nga 3.5 qe ka qene ne 2005 - tha ai.