"Hetimi i Rames s'ndalet, askush nuk mund te dale mbi Kuvendin"
Demokratet jane te vendosur te hetojne kryetarin e bashkise, Edi Rama per dhenien e lejeve te ndertimit dhe planin urbanistik te Tiranes. "Askush nuk mund te dale mbi Kuvendin dhe askush nuk mund te ndaloje ate per te ushtruar pushtetin e tij qe buron nga vullneti i qytetareve. Kuvendi ne zbatim te pushtetit te vet sovran do te hetoje si eshte zbatuar ligji per urbanistiken nga Edi Rama", theksoi dje demokrati, Ferdinand Xhaferi. Sipas tij, Rama, ne konflikt interesi, ne menyre monopoliste dhe klienteliste ka gllaberuar parate e qytetareve te Tiranes dhe nuk ka shpetim. Ndaj do te hetohet shume shpejt nga Kuvendi.