E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca, "cmenden" interesat e depozitave ne banka

Konkurrenca per te siguruar likuiditete i ka cuar bankat e nivelit te dyte, ne nje marketing agresiv qe po prezanton cdo dite e me shume norma te larta interesi per depozitat. Tashme te gjithe qytetaret jane ne dijeni te spoteve televizive, ku bankat prezantojne paketa me interesa te favorshme per depozitat qe shkojne nga 5 deri ne 15 per qind, per monedha te ndryshme. Vitin qe shkoi, interesi maksimal ne muajt e veres kur erdhen emigrantet, arriti ne 9 % per qind per depozitat ne leke ne disa banka. Ekspertet ne bankat e nivelit te dyte, shpjegojne disa arsye qe i ka cuar bankat ne kete lloj marketingu. E para mesohet te jete mungesa e likuiditetit dhe bankat duke ofruar interesa te larta, mendojne se mund te afrojne me shume kliente, e per rrjedhoje me shume vlera monetare. Ne dhjetor nje pjese e konsiderueshme e depozitave dolen nga bankat, per shkak te nje paniku qe paten klientet nga kriza nderkombetare, e cila mund te ndikonte negativisht edhe ne sistemin tone bankar. Per te qetesuar depozituesit eshte miratuar edhe nje ligj i ri qe garanton 25 mije euro kursime ne nje banke. Per kete qellim bankat kane nisur fushaten e interesave te larta te kursimeve, qe te thithin ne sistem ate pjese te depozitave qe rrodhi jashte kanaleve bankare gjate muajit dhjetor dhe janar. Arsyeja tjeter pse bankat i kane rritur normat e interesit lidhet edhe me faktin se, interesi i letrave me vlerave te qeverise eshte rritur dukshem me rreth 9.5 per qind. Dihet qe letrat me vlere te qeverise jane nje menyre investimi i kursimeve me risk zero dhe fitim te sigurt, duke prodhuar keshtu nje konkurrence te madhe me interesat e depozitave qe ofrojne bankat. Nga nje vezhgim ne bankat e nivelit te dyte, interesat me te larta per kursimet i ofrojne bankat e vogla pasi ato jane perballuar edhe me mungesen e madhe te likuiditetit. Mirepo, sa reale jane keto interesa dhe a ia vlen qe qytetaret t'i investojne kursimeve e tyre? Ekspertet ne Banken e Shqiperise edhe pse kane shpjeguar se sistemi bankar shqiptar eshte i sigurte, kane lajmeruar se, bankat e medha paraqesin me shume siguri. Per qytetaret e thjeshte dihet se, bankat e medha jane ato qe kane shtrirje me te madhe dhe qe kane me shume dege dhe filiale. Nga ana tjeter Banka e Shqiperise i ka lajmeruar bankat tregtare qe te bejne shume kujdes me normat e interesit te kursimeve, por edhe te kredive. Banka e Shqiperise eshte shprehur se interesat ne tregun bankar duhet te udhehiqen me se shumti nga llogaria kosto-fitim se sa nga konkurrenca, qe sipas kesaj banke nuk perjashtohet te jete nje element i rendesishem ne treg, ne percaktimin e perqindjeve. Kriza nderkombetare financiare e ka ndryshuar interesin e bankave edhe ne vendin tone. Per shkak se vemendja per kreditimin e ekonomise, eshte zbehur tashme dhe nga ana tjeter interesi per te thithur parane jashte bankave eshte rritur shume. Banka e Shqiperise ka pohuar gjithashtu se ka forcuar rregullat e mbikeqyrjes dhe me keto ritme, do te vijoje edhe ne te ardhmen. Madje ne proces eshte edhe miratimi i nje rregulloreje te re per likuiditetet e bankave.

Shkak per ofertat joshese, ligji per sigurimin e depozitave

Parlamenti ka miratuar nje ligj per garantimin 100 per qind te kursimeve te shqiptareve per shumat deri ne 25 mije euro. Kjo do te thote qe ne rast se nje banke e nivelit te dyte falimenton, kompensimi i klientit pavaresisht nga shuma qe ka depozituar do te filloje nga 25 milione leke. Ndersa ata qe kane me shume se 25 mije euro depozite, kompensimi mbi kete shifer do te jete ne perqindje. E njejta shume do te jete e garantuar edhe per kursimet ne leke ose dollare. Veprimi i Bankes se Shqiperise, per te rritur kufirin e garantimit te depozitave vjen ne te njejten linje me Bankat Qendrore te vendeve te Evropes. Ne 6 mujorin e dyte te vitit 2008 pjesa me e madhe e vendeve te Evropes e rriten kufirin e garantimit te kursimeve ne 50 mije euro. Nga tetori 2002 ne Shqiperi vepron Agjencia e Sigurimit te Depozitave, e cila ka si mision te saj sigurimin dhe kompensimin e depozitave ne sistemin bankar. ASG thote se qe pas miratimit te skemave per sigurimin e depozitave, numri i bankave te falimentuara ka rene ndjeshem dhe ne raste falimentimesh, depozituesit jane marre ne mbrojtje nga fondi i sigurimit te depozitave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›