E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ku ndryshojme me Edi Ramen

Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sulmoi dje nga Bushati kryetarin e PS-se, Rama per dy ceshtje, per te cilat PD kerkon hetim. Dhenien e lejeve te ndertimit si dhe mos miratimin e planit urbanistik te kryeqytetit. Duke i dhene keshtu vulen per hetimin e kreut te opozites, Topalli u shpreh se ne kater vite, mazhoranca ndertoi cdo cep te Shqiperise, ndersa per nente vite, Edi Rama theu vetem rekordin e lejeve te ndertimit per miqte e tij. "Ne 4 vite, ne rritem rrogat, pensionet, kurse ne nente vite, kryetari i bashkise se Tiranes, rriti vetem taksat", akuzoi Topalli. Sipas saj, gjate qendrimit ne krye te bashkise, kundershtari Rama eshte marre vetem me fasadat e pallateve dhe nuk arriti te ndertonte, as qendren e kryeqytetit". "Ne 4 vite ne ndertuam 1.600 shkolla te reja apo te rikonstruktuara, nje shifer rekord ne sherbim te femijeve dhe te arsimimit te tyre. Ne 9 vjet kryetari i bashkise se Tiranes, ka thyer vetem rekordin e lejeve te ndertimit, ka thyer vetem rekordin e dhenieve te ketyre lejeve per miqte dhe dashamiresit e tyre", vijoi ajo. Ne kete kuader, ajo tha para banoreve te komunes se Bushatit, se duhet te bejne diferencen mes dy forcave politike. Sipas saj, kuptohet qarte se kush e ka seriozisht dhe kush e do vertet kete vend, kush e do Shqiperine. "Ne kemi nevoje per ju. Ne kemi nevoje per voten tuaj. Kjo eshte detyra jone, nderkohe ju them me krenarine me te madhe, se nuk ka ndodhur ndonjehere dhe nuk ka ndonje vend tjeter qe ne nje periudhe kaq te shkurter, katervjecare te kete bere nje rruge kaq te gjate sa ka bere Shqiperia, gjate kesaj periudhe", u shpreh Topalli. Ne fjalimin e mbajtur para banoreve, kryetarja permendi keshtu dy ceshtjet per te cilat mazhoranca kerkon hetim per Ramen. Deklarate le qartazi te kuptohet se PD eshte e vendosur, qe te hetoje kryetarin e Bashkise se Tiranes edhe brenda tre javeve. Nga ana tjeter, Topalli permendi investimet e bera ne kete mandat ne Bushat. Sipas saj, per kater vite, vetem ne kete komune u investuan 8 milione euro per ndertim ujesjellesi, akse rrugore, qe lidhin fshatrat me komunat, rikonstruksion shkollash dhe qendra shendetesore. Topalli mori pjese gjithashtu ne inaugurimin e rruges se Ashtes, pjese kjo e investimeve prej 700 milione lekesh, nga buxheti i shtetit per kete zone. "Vota juaj per mazhorancen e djathte, eshte besimi per nje Shqiperi ne NATO, per nje vend qe transformohet nga dita ne dite, per nje te ardhme te sigurt evropiane te femijeve te tyre dhe te gjithe shqiptareve", tha Topalli. Ajo kerkoi votat per nje mandat te dyte, qe PD te realizoje projektet e medha te zhvillimit ekonomik. Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se kjo komune do te jete e para ne vend, qe do te mbylle procesin e aplikimit. Si dhe iu beri thirrje banoreve te cdo komune ne Shqiperi, per te zbatuar kete detyrim ligjor, te nje vendi anetar te NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›