E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi e Olldashi, fushate ne Sarande e Ballsh

Perfaqesuesit e larte te Partise Demokratike, vazhduan dje turin e vizitave ne komunat e ndryshme te vendit. Keshtu nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi gjate turit te tij ne komunat e Sarandes, deklaroi se vetem gjate ketyre kater viteve, PD ka arritur te sjelle ndryshimin e madh. Sipas Patozit, ne cdo komune te vendit eshte bere dyfishi i asaj qe socialistet kane bere per tete vjet. Nisur nga kjo nenkryetari i PD-se, deklaroi se mazhoranca i pret e qete zgjedhjet e ardhshme parlamentantare, duke u nisur nga fakti se ajo i ka permbushur te gjitha premtimet, qe u ka dhene qytetareve kater vite me pare. Sipas Patozit, Partia Socialiste tashme eshte nje parti, e cila ka rene ne zi te thelle, per shkak te lidershipit te saj. "Perballe kemi nje opozite te perfaqesuar vetem nga nje ze dhe nje figure, Edi Rama qe eshte personi qe flet sikur nuk ka qene ne Shqiperi gjate 18 viteve te fundit. Ai flet sikur nuk eshte personi qe ka bere skandale ne ministrine e Kultures dhe i vazhdon ato edhe ne bashkine e Tiranes", theksoi Patozi. Po keshtu edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi deklaroi nga Ballshi se Shqiperia ne keto kater vite eshte nje vend i ndryshem nga ai qe ishte gjate kohes kur socialistet ishin ne pushtet. Sipas Olldashit, tashme qytetaret nuk grabiten me nga shteti, sic ndodhte gjate pushtetit te socialisteve, por eshte qeveria ajo qe ben gjithcka per mireqenien e qytetareve te saj. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›