"Liberalizimi i vizave, brenda nje viti"

Durres- Shqiperia gjendet vetem nje hap larg, nga procesi i liberalizimit te vizave. Pas Franko Fratinit, deklarata e radhes vjen edhe nga numri nje i diplomacise holandeze ne Tirane. Ambasadori Henk Van Den Belt, eshte shprehur dje me tone pozitive ne lidhje me realizimin e procesit te liberalizimit te vizave gjate ketij viti. "Hyrja ne fuqi e lehtesimit te procesit per vizat, mund te behet brenda ketij viti apo pergjate vitit te ardhshem", deklaroi diplomati nga qyteti i Durresit ku vendosi dhe nje kurore lulesh ne varrin e heroit holandez, L. E. J. K. Tomson, i cili ra deshmor gjate vitit 1913 per procesin e paqes dhe pavaresise ne Shqiperi. Ambasadori Van Den Belt iu pergjigj edhe pyetjeve te medieve te interesuara per procesin zgjedhor dhe te ardhmen e vendit ne Bashkimin Evropian.
"Procesi i liberalizimit me Bashkimin Evropian eshte shume i veshtire, pasi duhet te plotesohen disa standarde te percaktuara, por, kjo nuk do te thote qe levizja e lire nuk do te filloje. Hyrja ne fuqi e lehtesimit te regjimit te vizave mes Shqiperise dhe vendeve te Bashkimit Evropian, mund te behet gjate vitit 2009, apo pergjate vitit 2010, pasi gjithcka varet nga plotesimi i standardeve te kerkuara", tha numri nje i ambasades holandeze ne Tirane, njekohesisht vend anetar i BE-se. Ai vleresoi hapat e hedhur nga Shqiperia deri tani dhe perpjekjet e bera qe u finalizuan me anetaresimin ne NATO, por nuk harroi edhe te theksonte kushtet qe duhen plotesuar. "Shqiperia do te kete liberalizim vizash, atehere kur te jene plotesuar te gjitha kushtet, qe jane parashtruar ne dokumentin per liberalizim te vizave", ka thene Van Den Belt diten e djeshme nga qyteti bregdetar. Duke vene ne dukje rendesine e procesit, si dhe anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin e Evropian, diplomati holandez tha se Shqiperia duhet te punoje shume per te plotesuar standardet e kerkuara, ndersa ka pershendetur punen e bere gjate viteve. Dhe per te perforcuar deklaraten e tij, numri nje i ambasades pohoi se, "nga vendet e Bashkimit Evropian vijne sinjale pozitive, ndersa ajo c'ka mbetet per t'u bere eshte vetem permbushja e kritereve". Dhe nese gjithcka ecen ne keto ritme, atehere per Van Den Belt, liberalizimi i vizave mund te ndodhe brenda ketij viti, maksimumi vitin e ardhshem.
Plotesimi i standardeve per zgjedhjet e 28 qershorit, eshte nje tjeter kusht i rendesishem per aplikimin e Shqiperise si vend anetar ne BE. Kjo ka qene pika e dyte e trajtuar nga ambasadori holandez ne Tirane, Henk Van Den Belt. Po ne kete kontekst, diplomati theksoi se vendi duhet te jete pjesetar i Bashkimit Evropian. I pyetur nese Shqiperia duhet te aplikoje, ose jo perpara zgjedhjeve te 28 qershorit, ambasadori u shpreh se eshte nje ceshtje e rendesishme dhe si e tille duhen ndjekur te gjitha procedurat hap pas hapi. "Por, eshte Shqiperia, ajo qe duhet te vendose nese duhet te aplikoje apo jo, pasi gjithcka varet nga zgjedhjet, nese zhvillohen sipas standardeve te kerkuara", tha ne fjalen e tij diplomati.
Kurore me lule, ne varrin e heroit Tomson
Deklaratat e ambasadorit holandez u bene nga Durresi, gjate nje ceremonie ushtarake ku eshte perkujtuar heroi holandez L. E. J. K. Tomson, i cili u vra duke luftuar per mbrojtjen e pavaresise se Shqiperise, gjate misionit holandez per paqen ne vitin 1913. Diten e djeshme, Henk Van Den Belt vendosi edhe nje kurore me lule ne vendin ku Tomson ra deshmor dhe ishte i shoqeruar nga autoritetet e larta te ushtrise shqiptare.
Operacion i perbashket Ushtarak, per predhat nenujore
Prezenca e ushtrise holandeze dhe mbreterise se ketij vendi eshte ndjere se tepermi pas anetaresimit te Shqiperise si vend anetar i NATO-s. Javen e kaluar, ne ujerat e detit Jon, ne Vlore, Flota Ushtarake shqiptare dhe ajo holandeze, ne kuader te nje stervitje te perbashket, kane nisur operacionin per pastrimin e hapesires detare, nga predhat nenujore te Luftes se Dyte Boterore dhe te trazirave te vitit 1997. Ne fundjave u hoq dhe asgjesua nje mine 300 kg qe u gjet ne thellesi te zones se Rraguzes. Me ane te flotes se specializuar holandeze, ky proces pritet te perfundoje ne kohe me heqjen e te pakten 1ton predhave nenujore.
Deklarata e Helmuth Lohan: "Shqiperia, brenda 2010 pa viza"
Ambasadori i Komisionit Evropian ne Tirane, Helmuth Lohan, deklaroi gjate nje vizite dy ditore ne Gjirokaster dhe Sarande, se Shqiperia brenda vitit te ardhshem do te perfitonte liberalizimin e vizave per qytetaret e saj, ne vendet e BE-se. Por ai vuri ne dukje se nese plotesohen kushtet nga qeveria, atehere ky proces mund te ndodhe edhe brenda ketij viti. "Shqiperia do te kete liberalizim vizash, atehere kur te jene plotesuar te gjitha kushtet, qe jane parashtruar ne dokumentin per liberalizimin e vizave. Besoj se do te ishte me realiste te mendonim se keto kushte kane per t'u plotesuar ne 2010, se sa ne 2009", ka qene deklarata surprize e shefit te delegacionit te Komisionit Evropian, ne Shqiperi, Helmuth Lohan. Nje deklarate te tille, ai e ka bere ne pergjigje te interesimit te gazetareve, pas prerjes se shiritit te gjykates se rinovuar dhe te pajisur te Sarandes. Por Lohan permendi edhe kushtet qe duhet te plotesohen, ku nje prej tyre eshte realizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Ministri italian, Franko Fratini: "Vizat, hiqen brenda vitit 2009"
Ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini, ne nje interviste te dhene per gazetarin Blendi Fevziu, per televizionin kombetar "Klan", shprehu bindjen se brenda vitit ne vazhdim Bashkimi Evropian, do te marre vendimin qe per qytetaret shqiptare te hiqen vizat, duke mundesuar keshtu me ne fund, endrren shumevjecare te vendit tone per levizje te lire. "Une shpresoj se kjo gje do te mbaroje shume shpejt. Mendoj se brenda dhjetorit te ketij viti, kjo do te mbaroje dhe do te ndryshoje mekanizmi per t'i lejuar shqiptaret qe te levizin pa vize. Ka disa procedura, disa jane detyra teknike. Qeveria shqiptare po pajis qytetaret me pasaporta biometrike", ka thene Fratini. Me tej ai ka vleresuar si te rendesishem, procesin e kontrollit te kufijve, apo te emigracionit te paligjshem. "Une i kam bere nje kerkese Komisionit Evropian, qe te kemi brenda muajit maj te ketij viti, raportin per secilin nga vendet. Meqenese une e di qe Shqiperia ka hedhur hapa shume te rendesishem, pres qe raporti te jete pozitiv. Nese raporti eshte pozitiv, nga maji ne dhjetor kemi kohe per te perfunduar dosjen", tha ai.