E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i kuvendit perplasje per objektin e komisionit

Pas pothuajse një muaji nga miratimi i tij, komisioni hetimor për veprimtarinë e Kuvendit ka zhvilluar mes debatesh mbledhjen e parë. Maxhoranca kërkoi zvogëlimin e objektit të hetimit pasi kontrolli për 3 muaj i 5 viteve jetë parlamentare rrezikon të dështojë punën e komisionit.

“Kjo është më e mira rrugë për ta sabotuar, zgjerimi i obkjetit, zgjerimi në kohë, futja në të gjithë dokumentat analitikë që ka Kuvendi e ne nuk do të dalim dot, prandaj e mira është që të fokusohemi tek ato çështje që ju interesojnë ju”- tha Edmond Spaho, deputet i PD-së.

Ndërsa kryetari i komisionit, Erjon Braçe njoftoi se kjo nuk do të jetë një luftë ndaj individësh, por thjesht zbardhje e mënyrës së përdorimit të fondeve publike në legjislativ.

“Synojmë të shohim se si funksionojnë organet drejtuese të kuvendit, byroja dhe sekretariati për buxhetin. Deputetet votojnë për njëri-tjetrin dhe kompromentojnë kuorumet e përcaktuara në rregulloren e Kuvendit”- tha kryetari i komisionit, Erjon Braçe.

Komisioni hetimor u miratua në mes të muaj mars me 116 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Për 3 muaj ai do të zbardhë punën e administraës së kuvendit, kryetares dhe deputetëve gjatë periudhës shtator 2005 – dhjetor 2010.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›