E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU hap fushaten Idrizi Tirana u perket qytetareve

"Ne duhet ta kthejmë dialogun sot, jo në një dialog partiak, jo në një dialog ku ne të flasim e të shpalosim flamujtë e partive, por në një dialog për qytetin dhe qytetarët, ku të gjithe kemi të drejtë të na dëgjohet zëri e të japim mendimet tona. Sigurisht që mendimet tona janë të vyera, sepse ashtu është Tirana për ne.

Unë do të vlerësoja diskutimet në njësinë tuaj, për të kuptuar hallet problemet me të cilat përballeni. Jemi qytetarë evropianë, s'na mjaftojnë fasadat apo edhe rrugët e shtruara. Sepse ne duam të jetojmë në një metropol të madh. Tirana ka shumë probleme dhe të gjithë e dimë që jetojmë në një nga zonat më të ndotura. Ne kërkojmë që fëmijët tanë të rriten në një ambient shumë të pastër"- tha Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›