E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarja amerikane pre e dhunes ne Egjipt

Një gazetare  amerikane dhunohet nga turma në Egjipt .  Korrespondetja Lara logan arriti të shpëtonte falë ndihmës së grave dhe ushtrisë në sheshin Tahrir. Rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara, CBS, tha se korrespondentja Lara Logan, 39- vjeç ishte rrahur dhe keqtrajtuar seksualisht nga masa në sheshin Tahrir në Kajro, ndërsa ishte duke raportuar për festimet, pas lajmit për largimin e ish- presidentit Hosni Mubarak.

Sipas rrjetit CBS, më 11 shkurt, reporterja Logan dhe ekipi i saj ishin duke e mbuluar ngjarjen për programin “60 minuta”, kur ata u rrethuan “nga një turmë  prej më se 200 njerëzish dhe u goditen në mënyrë të ashpër ”. 

Gazetarja Logan ishte ndarë me forcë nga pjesa tjetër e ekipit në një kohë kur po  përpiqeshin të largoheshin nga hapësira. “Ajo ka pësuar sulm brutal seksual dhe është rrahur, para se të shpëtohej nga një grup i femrave egjiptiane dhe i afro 20 ushtarëve të Egjipit”, njoftoi CBS.

Logan u evakuua menjëherë nga Egjipti drejt Shteteve të Bashkuara ndërsa vazhdon të jetë e shtruar në spital. Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve bën të ditur se 52 gazetarë janë sulmuar gjatë trazirave në Egjipt e 76 janë burgosur. Grupi me bazë në Nju Jork shton se të gjithë të ndaluarit gjatë zhvillimeve në Kajro  janë liruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›