Rritja e cmimeve godet edhe Kosoven

Rritja e indeksit të çmimeve gjatë muajit janar ka thelluar edhe më shumë varfërinë në Kosovë. Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti çmimet janë rritur për 1.4 %, duke e rënduar kështu edhe më shumë jetën e qytetarëve të Kosovës, në një kohë kur 12% e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme me 0.93 cent në ditë ndërsa ndërsa 50% e tyre me vetëm e 1 euro 45 cent në ditë. Kryeshefi Ekzekutiv i Çmimeve në Entin Statistikor të Kosovës, Ibish Asllani tha për Alsat se çmimet e konsumit në Kosovë gjatë një viti janë ngritur me 7.4%.
“Çmimet u ngritën për këtë periudhë një vjeçare te buka dhe drithërat që arriti një ngritje të indeksit të çmimeve të konsumit për 33%, vajrat dhe yndyrat për 39.9%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal për 17.2%, duhani një ngritje prej 7%, sheqeri, mjalti, ëmbëlsirat dhe çokollatat për 15.4%, veshja për 3.6%, mishi për 1.2, vezët dhe qumështi, 2.3%, pijet alkoolike për 9.9%, pemët 4.5%” tha Asllani.
Mielli, vaji dhe sheqeri janë tre artikujt kryesorë që kanë pësuar rritje të vazhdueshme të çmimit. Në fillim të muajit shkurt njëqind kilogramë miell kanë kushtuar rreth 44 euro, ndërsa nga fundi i kësaj jave çmimi për njëqind kilogramë mielli është ngritur në 50 euro. Edhe çmimi i bukës pritet të rritet në 0.50 cent për 500 gramë.
“Për momentin nuk e kemi shtrenjtuar bukën, por nëse rritet çmimi i miellit do të detyrohemi edhe ne të rrisim çmimin e bukës” thotw një punëtor i një furre buke.
Çmimet në krahasim me pagën mesatare në Kosovë sipas ekspertëve janë jashtëzakonisht të larta.
“Çmimet janë vërtetë të larta në krahasim me pagën e të punësuarve në Kosovë“ tha Asllani.
Vetëm brenda një muaji artikujt e shportës kanë shënuar rritje të konsiderueshme të çmimit. Një litër vaj për ushqim nga fundi i javës së kaluar ka kushtuar rreth 1,5 euro, ndërsa këtë javë çmimi i tij ka kaluar vlerën prej 1,8 euro, po ashtu në kilogram sheqer tani kushton mbi 1 euro, apo 10 centë për kilogram më shtrenjtë se një javë më parë. Edhe barnat janë shtrenjtuar për pesë për qind. Çmimet janë paralajmëruar të rriten edhe më shumë gjatë muajit mars dhe prill”.
Bul Salihu