Trazira ne Libi perleshje me policine

Trazirat shpërthejnë dhe në vendin e gjeneral Gedafit në Libi. Ka njoftime të pakonfirmuara se në qytetin port të Bengazit në Libi, ka patur demonstrata të dhunshme. Dëshmitarë thonë se protestat u shkaktuan nga arrestimi i një avokati që është një kritik i hapur i qeverisë. Njoftohet se ai më vonë u lirua, por protestat vazhduan.
Nga vendngjarja bëhet e ditur se në to është përfshirë një turmë prej afro 2 mijë vetësh të cilët hodhën parulla kundër qeverisë e qëlluan me gurë forcat e rendit. Të njëjtat burime shtojnë se policia përdori pompat e ujit, gazin lotësjellës dhe plumbat e gomës mbi turmën e cila nisi të shpërndahej.