E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanko drejt Argjentines per te mos u kthyer me

Me shume mundesi aventura e trajnerit Luis Manuel Blanko te Dinamo duket se ka perfunduar. Edhe pse deri me tani asnjera nga palet presidenca dhe trajneri nuk ka dhene ndonje detaj largimi i argjentinasit eshte i paevitueshem.

Takimi

Fatet e tekniku amerikano-jugor duket se jane vendosur dy net me pare pas nje takimi te presidences blu. Drejtuesit me te larte te kampioneve te Shqiperise e kane pasur te veshtire nje vendim te tille pasi sipas tyre problemi i Dinamos qendron edhe te disa lojtare qe nuk po japin ate cka kane mundesi. Presidenca dinamovite ka pasur nje takim te shkurter me trajnerin duke e paralajmeruar ne nje fare menyre per gjithcka. Nderkohe qe dje teknikut u nis drejt Argjentines nuk iu komunikua asgje.

Rezultatet

Ne stolin e Dinamos Blanko grumbulloi ne kampionat 24 pike ne 16 jave duke arritur 7 fitore 5 humbje dhe 3 barazime. Nderkohe qe ne Kupen e Shqiperise ai arriti 4 fitore pasi eliminoi skuadrat e Luzit dhe te Kamzes. Nderkohe qe ne Ligen e Kampioneve argjentinasi arriti nje humbje ne Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit dhe nje fitore ne Tirane por pa arritur te kualifikohet me tej ne arenen evropiane.

I shtati

Keshtu odiseja e shkarkimit te trajnereve te Superliges gjate vitit 2010 u mbyll me largimin e Krenar Alimehmetit nga Elbasani i vendit te fundit. Nje shkarkim apo me sakte nje vetelargim i trajnerin tiranas pare dhe situaten financiare qe kaloi klubi elbasanas. Ne fakt verdheblute rezultuan si skuadra me e dobet e 16 javeve te para duke grumbulluar 12 pike por qe gjenden ne fundin e tabeles me 9 te tilla pas 3 pikeve te hequra me nje vendim te FIFA-s per shkak te mospageses se lojtarit Darko Peric. Gjithsesi rokada ne pankinen verdheblu duket se nuk eshte e fundit. Te pakten per kete vit mendohet se asgje nuk do te ndryshoje por ne 2011-n trajneri i Dinamos Blanko mund te jete trajneri i shtate qe largohet brenda 16 javeve te para te ketij sezoni te Kategorise Superiore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›