E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, caktohet data për komisionin

Caktohet data për komisionin hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Parlamenti ka miratuar që kërkesa për ngritjen e komisionit të kalojë në seancën e datës 23 dhjetor. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se maxhoranca nuk ka treguar vullnet deri tani për ngritjen e këtij komisioni. Pavarësisht caktimit të datës për komisionin hetimor maxhoranca ka ripërsëritur qëndrimin se kërkesa e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese.

"Nuk ka asnjë pengesë, as proceduriale, po e vetmja pengesë është mungesa e vullnetit politik për ta zvarritur dhe këtu do të jemi për të parë se cili është vullneti politik i munguar një vit e gjysëm", tha Ruci.

"Ti japim vetes shansin që javën e ardhshme të miratojmë bashkarisht komisionin hetimor parlamentar brenda kornizave kushtetuese, sepse kërkesën që kishit sjell, e pranuar dhe vetë kyr sollët amendimet, e kishit antiligjore, antikushtetuese", tha Patozi.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›