E Diel, 1 Nëntor 2026

Doda: Hetimi i masakrës së Tivarit, në proces

Komisioni hetimor vijon te mbledhe dokumenta, materiale te arkivuara si dhe deshmi reale te asaj kohe per zbardhjen e sa me pare te  masakres se Tivarit. Keshtu eshte shprehur anetarja e komisionit Mesila Doda.Sipas Dodes do thirren ne cilesine e dëshmitarit te gjithë personat që kanë dijeni mbi ngjarjen. Komisioni dhe ekspertët e tij do të përdorin çdo dëshmi, dokument apo arkiv, për të zbardhur çështjen.

"Kemi marr materialet e para, nga arkivi i shtetit, i ministrisë së Brendshme, presim përgjigje nga arkivat e ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHISH. Gjithashtu kemi pasur mundësi që të kontakojmë një listë me njerëz të cilët janë në dijeni të cështjes, dëshmitarë që mund të kenë qenë të thirrur rekrutë, ose oficerë, por besoj se këto i përkasin fazës së dytë të hetimeve. Ende në këto momente jemi duke kërkuar në bazën dokumentare, pasi mesa kemi marr vesh, ka mundësi që shumë herë materiale të cmuara të gjenden në dokumente që nuk i përkasin thjesht Tivarit, por i përkasin materialeve të ndryshme, dhe mund të jenë arkivuar me emra të  tjerë ", thotë Doda.

Anetarja e komisionit  Mesila Doda akuzoi ish presidenti i fundit te komunizmit  Ramiz Aline se ai ka pasur dijeni per kete pasi ka qenë komisar i divizionit të pestë, divizion i cili u caktua për të ndjekur armikun në terrorin e Kosovës.Ai ishte përgjegjësi kryesor politik i forcave të armatosura.

"E kam thënë dhe e ripërsëris faktin që Ramiz Alia e ka nisur karrierën e tij si një vrasës, si një kriminel dhe tashmë po e përfundon si mashtrues. Fakti dhe jusitifikimi se ai nuk ka asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me masakrën e Tivarit nuk është gjë tjetër vecse gënjeshtër e rradhës nga ana e presidentit të fundit komunist. Ramiz Alia ka qenë i përfshirë, ka pasur dijeni, ka qenë aktor dhe faktor në masakrën e Tivarit", vijoi ajo.

Komisioni hetimor per ceshtjen e tivarit tashme ka perfundur fazen e  pare te mbledhjes se dokumentave nga arkivi dhe po vijon me fazen e dyte ate te marrjes ne pyetje te deshmitareve.

Ermira Dema

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›