Pas permbytjeve Ne Obot ende shkohet me varke

Nderkohe qe ne Shkoder siperfaqja e permbytjes vazhdon te zvogelohet komunat e Dajcit Velipojes dhe Anes se Malit vazhdojne te jene me problematiket kjo per shkak se mbi 70 perqind e siperfaqes se tyre vazhdon te jete e mbuluar nga ujerat.
Ashtu si dhe ne permbytjet e fillimvitit fshati Obot ne komunen Ana e Malit vazhdon te jete me i demtuari pasi edhe sot ne kete fshat mund te hyhet vetem me ndihmen e varkave.
Nderkohe Forcat e Ushtrise Shqiptare dhe Trupat e Sigurise se Kosoves po bashkepunojne ne operacionet humanitare si dhe per forcimin e argjinaturave ne zonat e permbytura.