E Diel, 1 Nëntor 2026

Malmstrom me studentët shqiptarë: Ia dolëm me vizat

50 te rinjte shqiptare qe nje dite me pare udhetuan drejt Brukselit te shoqeruar nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha, gjate qendrimit atje u takuan me Komisioneren per Punet e Brendshme dhe Drejtesine, Secilia Malmstrom. Ne kete takim ajo vuri ne dukje se procesi i liberalizimit te vizave qe hyri ne fuqi nje dite me pare, ka qene i veshtire dhe ndoshta i ngadalte, dhe me reforma te veshtira. Ne kete fryme ishte edhe pershendetja e Komisioneres Malmstrom, e cila keshilloi se duhet perdorur ardhja ne Evrope dhe komunikimi me evropianet e tjere.

”Per mua personalisht ka qene nje perparesi qekurse mora kete post ne shkurt per te bere realitet ambicien qe kishim per te hequr vizat me vendet e Ballkanit Perendimor. Ka qene nje proces i gjatedhe i veshtire, e ndoshta i ngadalte dhe burokratik. Por ja ku ia arritem tani. Ne jemi shume te lumtur per kete gje. Kjo eshte nje mundesi per ju, per biznesmenet, per njerezit e thjeshte ne Shqiperi per te ardhur ne Evrope, ne Bruksel, per te vizituar Parisin, Vjenen, Pragen. Ju keni bere reforma te rendesishme qe kane qene te veshira dhe te dhimbshme. Mendoj se edhe ju, politikanet keni kontribouar pak, ndersa administrata
ka bere pune shume te madhe. Qeveria dhe te gjithe duhen falenderuar. Ju do te jeni ambasadore te vendit tuaj, Shqiperise. Ju do te mesoni edhe per Bashkimin Evropian, si funksionon, dhe dote merrni me vete pershtypjet qe do t'i perdorni per te miren tuaj, per t'iu bere presion politikaneve tuaj, per t'iu kerkuar atyre te bejne reforma ne vendin tuaj ne kuadrin e integrimit evropian", u shpreh zonja Malmstrom.

Ne kete takim pershendeti edhe Ministri Basha. Me kete takim perfundoi turi i pare pa viza ne Bruksel dhe grupi i vizitoreve fluturoi drejt Italise ne Rome, per nje tjeter takim ate me Franko Fratinin, ish-komisionerin e KE-se qe e nisi i pari procesin e liberalizimit per Shqiperine.

Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›