Greqi Sektori publik ne greve kunder masave te qeverise

Udheheqesit e Bashkimit Evropian takohen sot ne Bruksel per te gjetur zgjidhje per krizen e borxheve qe perfshin tashme ndihma shpetimi per Greqine dhe Irlanden.
Ne takimin dy-ditor udheheqesit pritet te diskutojne ndryshime te traktatit te BE-se ne menyre qe te krijohet nje sistem i perhershem per zgjidhjen e krizave financiare duke filluar nga viti 2013.
Nderkohe sot punonjesit e sektorit te transportit publik ne Greqi hyne ne nje greve 24 oreshe per te protestuar masat e qeverise per shkurtimin e pagave dhe shpenzimeve.
Punonjesit e kompanive te sektorit te transportit publik ne Greqi hyne sot ne nje greve 24 oreshe e cila krijoi kaos ne trafikun e mengjesit ne rruget e Athines.
Pa autobuze tramvaje opo metro banoret u detyruan te gjenin menyra te tjera per te shkuar ne pune.
Nje dite me pare protestuesit u perleshen me policine ne qender te Athines duke u vene zjarrin makinave dhe bombulave te gazit. Dhjetra mijera njerez dolen ne rruge gjate nje greve te pergjithshme kunder masave te qeverise per te shkurtuar shpenzimet.
Sindikatat e zemeruara zhvilluan greven 24 oreshe per te protestuar kunder reformave te reja te punes dhe shkurtimit te pagave ndersa Greqia perpiqet te rimekembe ekonomine nen kushte strikte te vendosura nga paketa nderkombetare e ndihjave prej 146 miliarde dollaresh.