E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve te marten diskutohet kerkesa e PS-se

Komisioni i Ligjeve diskuton diten e marte kerkesen e Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve te vitit 2009. Kreu i Ligjeve Ilir Rusmali informoi anetaret e komisionit per vendimin e Konferences se Kryetareve. Ne konferencen e zhvilluara dy dite me pare u vendos qe kerkesae te diskutohet fillimisht ne Komisionin e Ligjeve dhe me pas seanca te miratoje edhe ngritjen e komisionit hetimor per ceshtjen e diskutuar prej me shume se nje viti e gjysme.

Vendimi

Ka nje kerkese nga Partia Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor. Jeni ne dijeni te saj besoj. Kjo kerkese duhet te futet ne kalendarin e komisionit per shqyrtim per kushtetutshmerine e saj. Propozoj qe relator per kete kerkese te jete zoti Gumi - tha Rusmali. Ai sqaroi vendimi qe kerkesa te kaloje ne Komisionin e Ligjeve eshte marre dy dite me pare ne Konferencen e Kryetareve. Konferenca e Kryetareve dje ne mbledhjen e saj paraprakisht ka vendosur qe kjo kerkese te shkoje te Komisioni i Ligjeve sipas procedures te fiksuar tashme. Ne duhet te japim opinionin tone dhe une do te sugjeroja qe ta shqyrtojme te marten - tha ai. 13 anetaret e mazhorances te pranishem ne komision rane dakord me perfshirjen e kerkeses ne kalendar. Dy dite me pare Konferenca e Kryetareve diskutoi gjeresisht ne lidhje me kerkese e paraqitur nga selia roze. PS pretendoi ne kete mbledhje qe projektvendimi per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit te diskutohej ne seancen e se enjtes. Sipas saj rregullorja e Kuvendit percakton se kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor duhet te shqyrtohet ne seancen e pare plenare pasi eshte dorezuar. Por mazhoranca edhe pse eshte shprehur parimisht dakord per ngritjen e ketij komisioni hetimor ka pohuar se kjo nuk mund te behet ne seancen e se enjtes. Sipas perfaqesuesve te PD-se ne Konferencen e Kryetareve seanca e se enjtes varet nga situata ne Shkoder. Pra nese gjendja e permbytjeve ne kete qytet nuk do te kete permiresime mund te shtyhen punimet e Kuvendit. Nje tjeter arsyetim i mazhorances ishte fakti se ligjvenesit nuk kane mundur te njihen sa duhet me aktin kjo per faktin e thjeshte se shumica e tyre jane ne baze per te dhene kontributin e tyre lidhur me marrjen e masave nga permbytjet. Diskutimi i ketij projektvendimi eshte nje moment i rendesishem dhe per pasoje do kohen e tij. Per me teper Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kerkuar qe projektvendimi te shoqerohet edhe me propozimet konkrete te anetareve te mazhorances dhe opozites te cilet do te jene pjese e komisionit per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›