Berisha ne Shkoder By passi nis ne janar 2011

Buxheti 2011 Berisha Shpenzimet e para per Shkodren. Shperndarja e ndihmave Berisha Grupe pune ne cdo pallat
Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje projektet qe pritet te fillojne ne terma imediate por edhe ne planin afatmesem dhe afatgjate per ti dhene pergjigje permbytjeve ne qarkun e Shkodres. Sipas tij shpenzimet e para te buxhetit te 2011-s do te jene per Shkodren ndersa njoftoi se ka perfunduar projekti per by passin e qytetit qe do te shpetoje kete zone nga dalja e liqenit duke sherbyer edhe si nje argjinature mbrojtese per qytetin. Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se djeshme me Shtabin e Emergjences ne Prefekturen e Shkodres i quajti permbytjet fatkeqesine me te madhe te 150 viteve ndersa kerkoi qe opozita te mos perpiqet te krijoje kapital politik por tu jape ndonje ndihme qytetareve ne nevoje se kjo eshte detyra e pare qytetare. Z.Berisha u shprehu mirenjohjen qytetareve te Shkodres per maturine e treguar ne perballimin e situates se krijuar nga permbytjet. Brenda ketyre muajve te pare te vitit qe vjen fillon ndertimi i by passit te Shkodres. Jane bere dhe do vazhdoje nderhyrja ne argjinatura te tjera po sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe shkon ndoshta 100 km te marra se bashku - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne mbledhjen e Komitetin Nderministror te Emergjences ne Shkoder kreu i ekzekutivit garantoi se qeveria i ka te gjitha mundesite per te ofruar cdo ndihme ndaj te prekurve. Ai konfirmoi se ka nje permiresim te situates por duke sqaruar se gjendja eshte nen monitorim te vazhdueshem.
Situata eshte e rende por te gjitha sherbimet jane ne kembe 24 ore ne 24. U bej thirrje banoreve qe te organizohen ne baze pallati ne menyre qe ne ta kemi me te lehte te mos leme pa ndihme asnje familje - deklaroi z. Berisha
Kryeministri e cilesoi situaten si me dramatiken e 150 viteve te fundit dhe kerkoi qe kjo fatkeqesi natyrore te mos perdoret per kredo politike. Kam degjuar spekulimet dhe do tu thosha qe si mund te hedhesh valle mbi kete fatkeqesi Eumlshte pergjegjesi qytetare qe gjithkush te ndihmoje ne kete situate - u shpreh Kryeministri. Duke theksuar se do te ishte jorealiste te mendohej se qeveria mund ti kishte dhene zgjidhje brenda nje viti problemeve me permbytjet Kryeministri shpalli nje sere projektesh emergjente nder te cilat ndertimi i by passit te Shkodres dhe nderhyrja ne argjinatura dhe sistemimi i derdhjes se Bunes.
Permbytja e vjetshme na mesoi se duhet nje prite e cila kerkon nje sistem te vecante pompash. Do te filloje ndertimi i by passit dhe sapo te biem ne ujdi me Malin e Zi edhe rregullimi i derdhjes se Bunes - deklaroi z. Berisha. Kryeministri garantoi gjithashtu se jane duke u studiuar edhe projektet e tjera afatgjata te cilat do ti japin zgjidhje kercenimit nga permbytjet ne veri te vendit.
Duke pranuar defektet ne sistemin e shperndarjes se ushqimeve shefi i qeverise u kerkoi qytetareve te organizohen. Po ashtu ai premtoi ndihma per ata qe strehojne te permbyturit.
Une u bej thirrje banoreve te organizohen mbi baze pallati. Ne cdo pallat te krijohet nje grup me varka ne cojme ushqime. Ata do te paraqesin kerkesen sa u duhen sa familje kane dhe cdo gje tjeter - tha Kryeministri. Shefi i qeverise foli per nje situate ndjeshem te permiresuar ndonese 40 e qytetit dhe 14 mije ha jane te permbytura nga uji. Kryeministri Berisha deklaroi se situata nga permbytjet ne Shkoder ka permiresim por megjithate mbetet emergjente. Gjate fjales ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder kreu i qeverise u beri thirrje banoreve te zonave te izoluara ne qarkun e Shkodres te evakuohen nga banesat e tyre.
Se shpejti do filloje thellimi i Bunes faza e pare e marreveshjes Shqiperi-Mali i Zi - tha Berisha.
Kryeministri Emergjence do ta shtyjme edhe pas 30 ditesh
Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi dje ne Shkoder se mund te zgjatet gjendja e emergjences civile nese moti perkeqesohet ne ditet e ardhshme.Emergjenca e shpallur nga qeveria ka 30 dite afat por nese eshte e nevojshme mund te zgjatet ne parlament. Emergjenca eshte emergjence dhe jashte saj nuk mund te veprohet ne asnje menyre me ligjet e emergjences. Me ligjet e emergjences cdo vend e qeveri vepron vetem ne kohen e emergjences pasi ky eshte rregull dhe interesi i qytetareve. Rregullat e emergjences jane per emergjence dhe jo per kohe jashte emergjences. Ne kete kontekst faza e pare do te kontraktohet ne perputhje me ligjin e emergjences - tha z.Berisha.
PD fushate kombetare per mbledhjen e ndihmave
Partia Demokratike ka angazhuar deputetet e saj ne nje fushate kombetare per te mbledhur ndihma per banoret e Shkodres.
Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ishte dje ne Vlore ku bashke me deputete te tjere te Partise Demokratike te ketij qarku nisen nje fushate sensibilizimi ne ndihme te banoreve te prekur nga permbytjet ne qarkun e Shkodres.
Patozi mori pjese ne nje mbledhje te deges se PD-se ne Vlore ku eshte vendosur qe deputetet dhe drejtuesit e PD-se te drejtojne fushaten per mbledhjen e ndihmave. Fushata per te mbledhur ndihma per banoret e Shkodres ka filluar tashme ne te gjithe vendin Bashkia Shkoder Ministria e Financave Dhoma e Tregtise Tirane dhe Komuniteti Mysliman kane hapur llogari ne ndihme te banoreve te Shkodres. Ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD-se Kryeministri Sali Berisha urdheroi te gjithe deputetet demokrate qe te zhvendosen ne zonat e permbytura per tu ardhur ne ndihme banoreve te demtuar nga fatkeqesia natyrore.
Topalli banoreve Bindjuni urdhrave te Shtabit te Emergjences
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kerkoi dje nga banoret e Shkodres qe te mirekuptojne veprimet e forcave te policise dhe te ushtrise si dhe te zbatojne udhezimet e tyre me qellim qe te mos kete asnje humbje ne jete njerezish. Deklarata e Kryeparlamentares u be gjate vizites qe zhvilloi paraditen e djeshme me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e qeverise ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Prefekturen e Shkodres. Ne qender te diskutimeve ishin masat qe po merren ore pas ore diten dhe naten per evakuimin e banoreve gjese se gjalle dhe furnizimit me ushqime uje te pijshem dhe me ilace nepermjet helikoptereve dhe mjeteve motorike nga toka dhe uji. Kryetarja e Kuvendit serish shprehu konsideratat dhe falenderimet e vecanta per solidaritetin e jashtezakonshem qe po tregojne qytetaret shkodrane dhe te gjithe Shqiperise ne mbeshtetje te kesaj situate te veshtire.
Ne te gjitha zonat e permbytura ushtria policia forcat speciale bluzat e bardha dhe te gjitha strukturat e shtetit jane ne gatishmeri te plote ne mbeshtetje te cdo kerkese dhe nevoje te banoreve te prekur nga permbytja.
Sllovenia gati te ndihmoje Shqiperine
Sllovenia eshte vendi i radhes qe ka treguar gatishmerine te ofroje ndihma per banoret e prekur nga permbytjet ne Shkoder. Bashke me mbeshtetjen financiare qe ofron ministrja Sllovene e Mbrojtjes Lubica Jellushic i premtoi dje homologut te saj Arben Imami se Sllovenia do te mbeshtese Shqiperine edhe ne anetaresimin e saj ne BE. Keto deklarata Ministrja Sllovene i beri ne nje konference te perbashket per shtyp ne Ministrine e Mbrojtjes. Shume vende fqinje jane treguar te gatshem te ndihmojne me ushqime apo veshmbathje banoret e permbytur. Kosova do te ofroje mjete dhe forca te specializuara ne evakuimin e njerezve por edhe ne grupe mjekesh si nje shenje solidarizimi ne rast fatkeqesish. Pas pritjes ne Ministrine e Mbrojtjes ministrja Jellushic u takua edhe me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi.