Permbytjet Rama edhe kunder Zotit Jo fatkeqesi natyrore

Akuzat antiqeveri Rama fton mediat ne mbledhjen e grupit. Vendi i deputeteve te PS-se Te rivotohet buxheti i 2011-s
Ne mbledhjen e dites se djeshme te grupit parlamentar socialist e cila ndoshta shenoi edhe nje ngjarje pasi pas kaq kohesh ajo ishte me dyer te hapura u diskutua nga socialistet per situaten e permbytjeve ne vend. Ne fakt pothuajse pjesa me e madhe e fjales se kryetarit Rama ishte e perqendruar ne sulmet e tij ndaj Kryeministrit dhe jo ne masat apo planet qe paraqet opozita per te dale nga situata duke e fajesuar ate dhe mazhorancen si pergjegjese per permbytjet qe po ndodhin ne vend. Sipas tij keto permbytje nuk jane natyrore kur ne fakt shumica e fakteve flasin per nje rritje te papare te shifrave te reshjeve pasi shteti per Ramen jo vetem qe nuk ka marre masa mbrojtese por ka zhbere parametrat e mbrojtjes se garantuar nga nje sistem i shkaterruar teresisht. Fatkeqesisht qofte edhe nga konsultat me eksperte por edhe nga programi yne faktet flasin fare qarte se gjendja katastrofike mbi gjithe territorin e vendit eshte rezultat i braktisjes se detyres nga shteti jo vetem sot por prej 20 vjetesh. Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar per pozicionin e vete gjeografik nga erozioni por jo ndaj kenetizimit si proces natyror - theksoi Rama. Per kryesocialistin permbytjet shprehin qarte momentin e ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe e nje politike te vjeter dhe te mbrapshte qe sipas tij ka arritur kulmin e fuqise se saj shkaterruese. Gjendja ishte teresisht e parandalueshme por gjendja e kullimit eshte katastrofale dhe Berisha nuk ka nxjerre asnje mesim nga ato qe kane ndodhur. Faktikisht ka pasur nje shkence shqiptare mjaft kompetente ne kete fushe dhe nje teresi organizmash te bazuar mbi shkencen institute te posacme te cilat dora e paafte e Sali Berishes i zhberi teresisht. Sot Shqiperia nuk ka asnje infrastrukture shkencore apo sistem organizmash qe analizojne dhe sugjerojne parandalimin e ketyre fenomeneve. Shqiperia nuk ka sot asnje strukture te ngritur per tu fokusuar ne kete problem qe historia jone e larget e deshmon si nje problem nga i cili ky vend kercenohet nese nuk mbrohet - theksoi Rama. Gjithashtu ne kete mbledhje ai paraqiti edhe disa masa qe duhen marre sipas tij per ndryshimin e situates ku nder me kryesoret shihet rishikimi i buxhetit te vitit 2011 megjithese vlen te theksohet se Partia Socialiste e bojkotoi seancen per votimin e tij. Te marrim tre lloj masash nje moratorium minimalisht trevjecar per shtreterit e lumenjve dhe mosshfrytezimin e tyre me qellim nxjerrjen e lendes se pare per ndertim. Duhen konsideruar ndryshime ne Kodin Penal per veprat e denueshme penalisht lidhur me cenimin e pyjeve te lumenjve dhe mjedisit sipas standardeve evropiane. Ne do te propozojme ne Parlamentin e vendit edhe rialokimin drastik te buxhetit te vitit 2011 per shpenzimet e kesaj lufte me keto fenomene qe duhen konsideruar dhe trajtuar si nje armik qe kercenon sigurine e vendit tone. Me nje plan te ri investimesh qe adresojne mbrojtjen nga permbytjet jane te gjitha elementet qe ne te mund te garantojne rrenjezimin e buxhetit dhe bejme qe ne dimrin e ardhshem te jemi me pak te rrezikuar - deklaroi Edi Rama kreu i PS-se. Me heret ne kete mbledhje deputeti i Partise Socialiste ne Shkoder Ilir Beqja beri nje paraqitje te situates ku edhe ne kete rast si me kryetarin Rama ne qender te diskutimit te tij ishin vetem akuzat ndaj qeverise e cila sipas Beqes ishte fajtore kryesore. Gjykojme se makina e emergjences ka funksionuar ngadale dhe jo me emergjence. Kemi mosperputhje shume te madhe me veprimet ne terren. Jane konstatuar mungese mjetesh per shkarkimin e ndihmave nga anijet. Gjykojme qe nuk jane informuar qytetaret per situaten e permbytjeve pasi ne oren 10 te nates nuk ka pasur permbytje nderkohe qe ne mengjes situata ndryshoi - u shpreh Beqja.