Ushtaraket si do te llogariten pensionet suplementare

Ligjet miratojne aktin normativ kundershton opozita. Debati per uljen e detyrimit financiar ndaj kesaj shtrese
Qeveria ndryshon menyren e llogaritjes se pensioneve suplementare per ushtaraket. Komisioni i Ligjeve miratoi dje aktin normativ nr. 5 date 10.11.2010 ku parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te castit kur nje perfitues merr pension. Ne kete menyre perfitimi nga pensioni perllogaritet si pjese e perfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund te jete me i madh se paga neto qe nje ushtarak apo punonjes policie merrte gjate kohes qe ishte ne pune. Sipas ketij akti detyrimi financiar i shtetit do te jete rreth 250 milione leke ne vit dhe jo 1.2 miliarde sic percaktohej me vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Ndryshimet ne ligj
Komisioni diskutoi dje aktin normativ Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise. Sipas drejtorit te Analizave Buxhetore ne Drejtorine e Pergjithshme te Buxhetit ne Ministrine e Financave Gentian Opra projekti i paraqitur ka per qellim te harmonizoje perfitimet qe lindin nga zbatimi i ligjit numer 10142 date 15.5.2009 per sigurimet shoqerore suplementare te ushtarakeve punonjesve te policise se shtetit etj me parimet e pergjithshme te perfitimeve te percaktuara ne ligjin 7707 date 11.5.1993 per sigurimet shoqerore me parimet e percaktuara ne legjislacionin mbi sistemin tatimor si dhe me mundesite financiare per ofrimin e perfitimeve nga buxheti i shtetit. Ky akt vjen si pasoje e vendimit te marre nga Gjykata Kushtetuese nr. 33 date 26.4.2010 e cila shfuqizoi piken 2 te nenit 14 si dhe nenin 27 te ligjit ekzistues 10142 date 15.5.2009. Ne zbatim te ketij vendimi duke filluar qe nga data 27.6.2009 e ne vazhdim te gjitha pensionet e parakohshme per vjetersi ushtarakeve punonjesve te policise se shtetit etj do rillogariten dhe nuk do kufizohen me tavanin e vene ne kete ligj qe eshte dhe njekohesisht pensioni maksimal i pleqerise - tha ai. Opra shpjegoi se heqja e tavanit ka cenuar balancat e percaktuara. Ne zbatim te dispozitave te nenit 14 te ndryshuar me kete vendim te Gjykates Kushtetuese dhe te koordinuara me rregullat e percaktuara ne nenin 29 te ligjit efektet financiare vjetore shtese mbi ato te llogaritura sipas dispozitave fillestare te ligjit per perfituesit aktual dhe ata qe presin llogaritjen e perfitimeve pasi kane dale ne lirim ne periudhen 30.6.2009 deri ne 1.7. 2010 perllogariten rreth 1.2 miliarde leke. Keto efekte financiare shtese i perfitojne rreth 7400 persona nga 11340 persona qe trajtohen me pensione te parakohshme per vjetersi sherbimi. Perfitimi mujor per personat qe kane dale ne reforma nga 2004 e ne vazhdim perllogaritet nga 41 mije leke e lart nderkohe mbi keto te ardhura nuk aplikohet tatimi mbi te ardhurat personale nderkohe qe pensioni maksimal i pleqerise per 35 vite sherbim eshte i kufizuar me dyfishin e pensionit baze ose me 21380 leke ne muaj. Vec kesaj per keta persona buxheti i shtetit paguan dhe kontributin e sigurimeve shoqerore nderkohe qe te gjithe te gjithe te punesuarit kontributin ne masen 11.2 te pages e perballojne nga te ardhurat e tyre mujore. Keshtu sic eshte dispozita pas respektimit te ndryshimeve te vendosura nga Gjykata Kushtetuese perllogaritja e ketyre perfitimeve te pakufizuara behet mbi pagen referuese bruto duke mos aplikuar tatimin si ne rastin e pages ashtu dhe ne rastin e perfitimit duke u evidentuar mundesite qe nje person me 30 vite sherbim te merrte te ardhura nga pensioni me shume se paga neto nga puna. Prandaj ne kete akt normativ parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te momentit kur nje perfitues perfiton pension. Gjithashtu projekti parashikon qe kontributi suplementar nga 2 qe eshte aktualisht te behet 5 me nje efekt shtese ne te ardhurat e skemes prej 20 milione leke ne muaj ose 240 milione leke ne vit dhe parashikohet te filloje nga muaji janar i vitit 2011 - tha ai. Por opozita e kundershtoi kete draft duke kerkuar gjithashtu dhe mendimin e grupeve te interesit. Pretendimet e opozites kreu i Ligjeve Ilir Rusmali i konsideroi si propagande. Zoteria tha ne zbatim rigoroz te vendimit te gjykates kemi marre komponentet ne hava dhe i kemi harmonizuar kemi akorduar maksimalisht te drejtat per pension maksimalisht te drejtat per mbeshtetje suplementare por njekohesisht duke futur nje komponent kontributit me te madh 5 se nuk e perballon dot shteti skemen duhet dhe kontributi. Duke futur nje kontribut me te madh mbeshtetje buxhetore 240 milione ne vit sepse ndryshe nuk behet skema me qellim qe te harmonizojme komponentet e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Por ti perpiqesh te besh propagande dhe kerkon tri here nje pergjigje - iu drejtua Rusmali deputeti te PS-se Damian Gjiknuri. Akti kaloi me 13 votat e mazhorances dhe 5 votat kunder te opozites.
Gjithashtu pjese e diskutimeve gjate mbledhjes se Komisionit te Ligjeve ishte edhe projektligji Per ndermjetesimin dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve i cili synon ndermjetesimin per zgjidhjen e te gjitha mosmarreveshjeve ne fushen penale qe shqyrtohen nga gjykata me kerkesen e te demtuarit akuzues ne baze te ankimit te te demtuarit sipas Kodit te Procedures Penale.
Rastet e llogaritura nga sigurimet shoqerore
Sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese
Nje nenkomisar me nje page 60 mije leke te reja duke pasur 15 vjet pune perfiton 30 045 leke dhe 44 467 leke nese ka 27 vite pune nga 60 mije qe eshte paga sot.
Nje kryeinspektor perfiton 38 347 kur pensioni maksimal eshte 21 320 leke. Per nje kolonel 71 040 leke.
Sipas Aktit Normativ
Nje nenkomisar do te marre 19 452 leke pension plus 500 leke kompensimi i energjise dhe 640 leke kompensimi i fundit i energjise. Per gjithe kategorite qe nuk vene te pensioni minimal perfitojne jo me pak se 12 850 per shkak se nuk ka te ardhura me pak se kaq.