E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Plan radikal per zgjidhje

Partia Socialiste ka ofruar ndihma per banoret e permbytur ne Shkoder dhe i ben thirrje te gjithe te zgjedhurve dhe strukturave te saj te angazhohen plotesisht ne kete moment te veshtire. UPDATE

Kater kamione me 26 mije litra uje 1200 litra vaj 2 t oriz 2 t makarona dhe 200 jorgane u nisen drejt Shkodres. Sipas Edi Rames kjo dergese eshte pjese e nje ndihme modeste. Sipas tij pjese e zgjidhjes teresore te problemit eshte edhe largimi i kryeministrit

Ta adresosh problemin teresisht do te thote te konsiderosh propozimin me te fundit te PS per nje ndryshim radikal ne buxhetin e viti 2011. Duke rialokuar te gjitha fondet e investimeve te reja ne infrastrukture ne drejtim te frontit te luftes kunder permbytjeve dhe kenetezimit te Shqiperise. Po ashtu do te thote te ndryshosh te gjithe procesin dhe proceduren e administrimit te liqeneve te kaskadave te hidrocentraleve ku nje politike teresisht e papergjegjshme sjell mbushjen e tyre me uje jashte cdo norme dhe jashte cdo kriteri te arsyeshem me idene barbare te shesim sa te mundemi pa pune e madhe se do na duhet pastaj te permbysim edhe njerez te permbysim edhe toka te permbysim edhe mijera e mijera hektare prodhime. Ne keto kushte une jam i bindur se me shume se kurre eshte aktuale nevoja per largimin e Sali Berishes nevoja per largimin e kesaj qeverie barbare dhe te babeziturish nevoja per nje transformim rrenjesor te qeverisjes per nje model te ri zhvillimi per nje model te ri pergjegjesish ne raport me qytetaret tha Rama.

Njesoj si ne permbytjet e vitit te shkuar Partia Socialiste do ta siguroje vete shperndarjen e ndihmave qe ajo siguron jashte rrjetit zyrtar te shperndarjes se ndihmes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›