E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdec, një banor gjen predhë të pashpërthyer pranë shtëpisë

GËRDEC - Fshati i katastrofës është ende i rrezikshëm. Banorët vazhdojnë të gjejnë predha të pashpërthyera pranë banesa të tyre siç ka ndodhur këtë javë në shtëpinë e Selami Sefajt. Ai denoncoi në media gjetjen e një predhe të pashpërthyer me dimensione të mëdha teksa po punonte tokën.


"Predha është e pashpërthyer dhe ka afër 4 kg tritol brenda". "Fatmirësisht unë nuk e kam dëmtuar atë gjatë punës me bel, në arë", thotë Selami Sefaj, banor i fshatit Gërdec. Ai shpjegon se banesat e tyre janë ende të pasigurta, pasi zona është e papastruar nga predhat.

Ushtria shqiptare e mbështetur edhe nga njësitet amerikane mori përsipër krehjen e zonës nga predhat e pashpërthyera që u shpërndanë në gjithë zonën pas shpërthimit të tmerrshëm që shkatërroi këtë fshat në mars të 2008-ës. Faktet e sjella nga banorët tregojnë se zona nuk është e pastruar dhe jetët e tyre mbeten të rrezikuara.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›