Heqja e vizave,raporterët e KE takojnë Bashën

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, përfaqësuesit e Këshillit të Evropës kanë zhvilluar takime në ministrinë e Brendshme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Reporterët Wilshire dhe Laakso takimin e parë e kanë zhvilluar me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe me zvministrin për pushtetin vendor.
Gjatë këtij takimi Ministri Basha informoi reporterët e Këshillit të Europës për progresin e arritur në përmbushjen e kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me BE si dhe për luftën e kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Në këtë aspekt Basha informoi se mesatarja e kriminalitetit në Shqipëri është vlerësuar si më e ulët se në vendet e BE. Po kështu në raportin e fundit, Departamenti i Shtetit i SHBA e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve në vëzhgim përsa i takon trafikimit të qenieve njerëzore. Lufta ndaj trafikut të drogës po ashtu ka njohur rezultate të larta.
Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Z. David Wilshire dhe Z. Jaako Laakso vlerësuan progresin e arritur në fushën e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE duke e cilësuar punën e kryer deri më tani si mjaft efektive dhe të suksesshme.
Më pas ata kanë zhvilluar edhe një takim në Drejtorinë e Burgjeve, ndërsa kanë vizituar edhe Institutin e të Miturve në Kavajë.
Pasdite përfaqësuesit e KE do të jenë në qytetin e Shkodrës, ku do të takojnë kryetarin e Bashkise si dhe minoritetin malazez.
Vizita e tyre ka si qëllim hartimin e një raporti nga i cili do të varet nëse Shqipëria do të vazhdojë të rrijë më nën monitorimin e Këshillit të Evropës.