Ruçi: Vrasja e Fatmir Xhindit, politike

Partia Socialiste ka deklaruar se Policia e Shtetit ende nuk ka mundur të zbardhë vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga ngjarja e rëndë. Kryetari i Asamblesë Socialiste, Gramoz Ruçi në një konferencë për shtyp nga selia e PS, tha se vrasja është politike dhe akuzoi Policinë e Shtetit se ka pushuar qëllimisht hetimet. "Aktualisht ka mbetur vetëm një pistë për vdekjen e tij. Fatmir Xhindi është vrarë vetëm për arsye politike. Është pista politike pasi Policia e Shtetit nuk është duke kryer asnjë veprim hetimor për zbulimin e autorëve dhe gjetjen e provave", ka thënë Ruçi.