Hetimi per Prudentinon sekuestrohen pronat ne Tirane dhe ne Vlore

Prokuroria e Vlores nxori urdhrin per resortin Artur ne Mullet dhe per restorantin Pizza Italia ne Skele - Uji i Ftohte.
Resorti Artur dhe Piazza Italia nuk do te jene me prona ne aktivitet por nen sekuestro derisa te provohet akuza per te arrestuarit te ashtuquajturin mafioz italian Albino Prudentino. Operacioni per bllokimin dhe sekuestrimin e pronave filloi dje pasdite. Referuar njoftimit te Prokurorise se Pergjithshme organi i akuzes ne qytetin e Vlores ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj italianit Albino Prudentino i arrestuar disa dite me pare ne Vlore ne baze te nje mandat-arresti nga Prokuroria e Distriktit te Antimafias se Leces per pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita vendosi sekuestrimin e nje lokali ne Vlore Gelateria Piaza Italia pergjate rruges Skele - Uji i Ftohte.
Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore po ne kuader te procedimit penal per pastrim parash ndaj Albino Prudentinos ka vendosur sekuestrimin e aktivitetit te zhvilluar ne Resort Artur MUZA ne komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane - Elbasan.
Ne vazhdim te informacionit thuhet se Prokuroria e Pergjithshme ne kuader te luftes kunder krimit dhe ne pergjigje te sensibilizimit te opinionit publik lidhur me ceshtjet qe kane qene edhe ne fokus te medias ben te ditur se duke nisur nga dt. 1.10.2010 eshte regjistruar nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore ceshtja penale per pastrim parash ne ngarkim te shtetasit italian Albino Prudentino i akuzuar si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita.
Nga ana tjeter paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda po kryen aktivitetin e saj procedural ne zbatim te ligjit Antimafia per hetimin pasuror te pasurive te Albino Prudentinos. Hetimi ka nisur fillimisht per Albino Prudentinon per te cilin ka edhe nje mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces. Hetimi per pasurite e Albino Prudentinos eshte shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me te. Prudentino u arrestua pak dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdherin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian.