E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshta spanjolle ne Tirane Mesdheu ne pese shqisa

Ne kuadrin e Vjeshtes se Katert Kulturore Spanjolle ne Shqiperi qe kete vit i dedikohet Mesdheut nje det i perbashket qe konfigurohet si hapesire takimi ndermjet Spanjes dhe Shqiperise ambasada e Spanjes ka nderin te prezantoje poetin spanjoll Francisco Ferrer Lern i cili do te marre pjese ne Festivalin Nderkombetar te Poezise qe do te mbahet nga data 4 deri me 10 tetor 2010 ne qytetet e Tiranes Durresit dhe Beratit. Nostrum Mesdheu nepermjet pese shqisave emertimi i Vjeshtes Kulturore Spanjolle ne Shqiperi 2010 perben nje ftese per te jetuar Mesdheun me intensivisht duke hapur dyert e pese shqisave tona ndaj aromave dhe shijeve te tij ndaj arteve dhe kultures por gjithashtu nenkupton nje ftese per te reflektuar mbi vendin qe ai ze ne imagjinatat tona respektive e kolektive. Per kete arsye prania e poetit Francisco Ferrer Lern ne Poeteka do te jete nje arritje e madhe ne kete festival tashme te konfirmuar qe po feston edicionin e tij te gjashte e qe sheh pjesemarrjen e autoreve te medhenj nga Shqiperia Franca apo Italia ne mes shume te tjeresh. Francisco Ferrer Lern lindi ne Barcelone me 1942. Publikoi librin e tij te pare me 1964 Nga kushtet njerezore De las condiciones humanas dhe shtate vjet me vone do te permblidhte nje antologji te teksteve te tij te pabotuar ne librin Ora ovale La hora oval me te cilin ishte finalist ne Cmim in e Pare Maldoror per poezine. Gjashtembedhjete vjet me vone me 1987 doli libri i tij i trete me poezi Konsull Cnsul me ane te te cilit Lerin njihet si themelues i nje nga nente poeteve te rinj spanjolle te brezit te shtatedhjetes. Nga 2005 deri me 2009 ka publikuar pese libra si ne proze edhe ne poezi. Gjithashtu Lerin ka perkthyer shume vepra letrare nga frengjishtja. Ai eshte prezent edhe ne veprat e shkrimtareve bashkekohore si Enrique Vila-Matas i cili ia dedikon kapitull in e gjashtembedhjete te Bartleby e kompani dhe ne ato te Flix de Aza i cili ne Ditarin e nje njeriu te poshteruar El diario de un hombre humillado na jep nje portret besnik te tij nen pseudonim in Huta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›