Rama: “Vendi duhet të dalë nga papunësia dhe varfëria”

Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka çelur fushatën elektorale në qytetin e Fushë- Krujës, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” Gjon Bardhi.
Gjatë fjalës së tij, Rama shpalosi platformën e tij elektorale, ku disa nga pikat më kryesore të këtij mandati, ai sqaroi se do të jenë punësimi i të rinjëve dhe çelja e vendeve të reja të punës.
“Është një ndjesi e mirë pjesmarrja e të rinjve në këto takime, në këtë rrugëtim fushatash por njëkohësisht është një keqardhje e sa e sa të rinj të këtij rrethi, janë në rrugën e papanësisë, në një rrugë ku nuk ka asnjë perspektivë, por vetëm ne mund të hapim horizontin e së nesërmes dhe duke i dhënë një mundësi ku e drejta e punës të jetë e drejtë themelore”, u shpreh ai.
Rama theksoi më tej se politika është një kohë e humbur dhe se tashmë jemi të vetëdijshëm për një ndryshim.