E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet kryetari

Bratislav Nikolic, kryetar i Shtërpcës, është nën hetime, sepse dyshohet se në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit ka penguar procesin e votimit në fshatin Biti e Poshtme. Hetimet ndaj tij konfirmohen edhe nga Prokuroria Publike Komunale në Ferizaj. Nga Nexhmije Ahmeti më 10 mars 2011 në ora 08:41

Në mesin e rasteve që po hetohen, e që kanë të bëjnë me keqpërdorimet në zgjedhjet e fundit nacionale, është edhe kryetari i një komune në Kosovë.

Bratisllav Nikolic, kryetar i Komunës së Shtërpcës, i cili është duke u hetuar për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.

Dyshohet se ditën e zgjedhjeve më 12 dhjetor të vitit të kaluar, kryetari Nikolic ka rrahur në fshatin Biti e Poshtme, Marjan Lubiqin, i cili ishte në cilësinë e vëzhguesit.

Lubiq ka paraqitur rastin në polici dhe ndaj kryetarit Nikolic është ngritur një kallëzim penal.

Por jo vetëm Lubiq është ankuar në kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikolic.
Për të njëjtat arsye, në prokurori ka shkuar edhe një ankesë nga një subjekt politik serb. Lista e Bashkuar Serbe nga Graçanica ka deponuar një ankesë për kryetarin e Shtërpcës, nga radhët e Partisë Liberale të Serbëve. Por kallëzimi penal që është bërë nga kjo parti e minoritetet serb është hedhur poshtë nga Prokuroria Publike e Ferizajt.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›