Hetuesit anglezë: Gjykojeni vrasësin shqiptar, ndodhet aty
23/06/2009 Transferohet në Shqipëri dosja për 23-vjeçarin, vrasja kishte ndodhur në vitin 2006
LONDER- Hetuesit britanikë i kanë kërkuar gjykatës londineze transferimin e dosjes penale, të vrasjes së 24-vjeçarit Aron Stoka në New Cross në Shqipëri, ku dyshohet se fshihet autori i vrasjes Aldo Aliaj. 23-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit 3 vjet më parë në New Cross të Londrës mund të gjykohet nga drejtësia shqiptare. Këtë fakt e kanë bërë të ditur mediat angleze, të cilat raportojnë se autoritet e gjykatës së Londrës po shikojnë mundësinë që të gjitha materialet në ngarkim të shtetasit shqiptar Aldo Aliaj, t’i dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Qëllimi i transferimit të dosjes po diskutohet, me arsyen se 23-vjeçari Aliaj dyshohet se fshihet në Shqipëri. Lidhur me këto dyshime, disa prej hetuesve anglezë kanë hedhur idenë që Prokuroria shqiptare të njihet me akte dhe më pas të vihet në kërkim të të pandehurit Aldo Aliaj. Mediat angleze raportojnë se vendimi për këtë çështje pritet të merret brenda 4 javësh nga gjykata magjistrale e Horseferrit. Ndërkohë që prej 3 vjetësh policia britanike është vënë në kërkim të Aldo Aliajt i njohur ndryshe dhe me emrin Gerald Mitri, i akuzuar për vrasjen e Aron Stokes.
Vrasja
Sipas agjentëve të policisë londineze, ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të 2006-s, kur 23-vjeçari Aron Stoka u qëllua për vdekje me thikë në një bujtinë në Queens Road, New Cross të Britanisë së Madhe. Pas një sërë kërkimesh në territorin anglez, por edhe në atë të Bashkimit Evropian, agjentët anglezë nuk kanë mundur të lokalizojnë dhe të arrestojnë 23-vjeçarin shqiptar. Më së fundi agjentë kanë kthyer sytë nga Shqipëria, vend në të cilin hetuesit besojnë se Aliaj fshihet nga drejtësia britanike. Ata shprehen se edhe sikur 23-vjeçari të arrestohet, ai nuk mund të ekstradohet në Angli, pasi midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Javën e kaluar në gjykatën magjistrale të Horseferrit u mbajt një seancë dëgjimi për transferimin e çështjes në Shqipëri. Në pamundësi për të marrë vendimin atë seancë, trupi gjykues tha se vendimi për transferimin ose jo të dosjes së shqiptarit Aldo Aliaj do të merret brenda 4 javësh. Nëse çështja do të transferohet në Shqipëri, autoritetet e Prokurorisë dhe policisë shqiptare do të vihen në kërkim të Aliajt, i cili më pas do të gjykohet dhe dënohet nga autoritetet e drejtësisë shqiptare. Ky është rasti i parë i një seance dëgjimi për transferimin e çështjes gjyqësore që është mbajtur në Britaninë e Madhe, pa pasur në gjendje arresti të dyshuarin kryesor të krimit. Në qoftë se do të vendoset për transferimin e dosjes në Shqipëri si dhe do të mundësohet arrestimi i autorit të krimit, atëherë në drejtim të Shqipërisë, do t’i duhet të udhëtojnë edhe dëshmitarët apo personat që kanë dijeni për ngjarjen. Pa pjesëmarrjen e tyre në procesin gjyqësor nuk mund të dënohet 23-vjeçari Aldo Aliaj.