Shkodër, projekt për sinjalistikë të re rrugore
23/06/2009 Semaforët krejtësisht të amortizuar
SHKODER- Krijimi i një infrastrukture rrugore bashkëkohore në sajë të investimeve të qeverisë aktuale dhe Bashkisë së Shkodrës, si dhe fluksi i madh i automjeteve në qytetin më të madh verior tashmë ka sjellë si domosdoshmëri dhe vendosjen e semaforëve dhe vënien në funksionim të tyre. Sipas specialistëve të Bashkisë së Shkodrës, duke marrë parasysh këto fakte të rëndësishme tashmë është në përfundim një projekt i mirëfilltë dhe afatgjatë për qarkullimin rrugore. Me anë të këtij projekti Bashkia e Shkodrës ka si qëllim riorganizimin e sinjalistikës rrugore në përgjithësi, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përcaktimi i duhur i vendeve për semaforët dhe vendosja sa më parë e tyre. Krahas punës që po bëjnë specialistët e Bashkisë së Shkodrës, nuk ka munguar dhe dhënia e ndihmës edhe nga ana e specialistëve të Ministrisë së Transportit dhe të Policisë së Qarkullimit Rrugor, duke u bërë një garanci më shumë për hartimin e një projekti bashkëkohor dhe të qëndrueshëm. Projekti do të bazohet në planin e zhvillimit të Shkodrës, si dhe mbi bazën e unazës. Aktualisht në qytetin e Shkodrës gjenden disa semaforë të vendosur vite më parë, por që nuk u vunë në punë asnjëherë. Tashmë ky investim i bërë për vendosjen e këtyre semaforëve rreth 8 vjet më parë në Shkodër, me një vlerë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh ka shkuar plotësisht dëm.
Specialistët e Bashkisë Shkodër kanë vendosur që semaforët e “vjetër” të hiqen nga vendet ku janë vendosur, pasi nuk janë aspak funksionalë.