Bursat për pedagogë të brendshëm për një semestër në SHBA
23/06/2009 Aplikimet mund të kryhen edhe on-line, duke plotësuar formularët përkatës
Pedagogët shqiptarë mund të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të mëtejshme specializuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht është njoftuar se kanë filluar aplikimet për pedagogët shqiptarë që duan të ndjekin praktikën specializuese për një semestër në këtë vend. Gjithashtu është shtuar se këto aplikime do të shoqërohen me bursat përkatëse, të cilat do të financohen nga pala amerikane. “Nisin procedurat e bursave për pedagogë të brendshëm për një semestër në Shtetet e Bashkuara, të financuara nga Departamenti i Shtetit nëpërmjet “American Councils” (organizata që menaxhon këto fonde)”, - pohohet prej burimeve zyrtare të Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Në faqen e internetit të këtij institucioni janë hedhur edhe kopjet e formularit të plotë që secili prej aplikuesve duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e selektimit për këto pranime sipas kuotave dhe fushave të përcaktuara. Një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë kandidati ka të bëjë me njohuritë mbi gjuhën, të cilat duhet të jenë të dëshmuara me certifikatat përkatëse. Përveç kriterit të mësipërm ata duhet të dorëzojnë dhe një kurrikulm, në të cilin do të shpjegojnë ecurinë e tyre jo vetëm të studimeve, por edhe të eksperiencës së punës në fushën që mbulojnë. Më të privilegjuar në përzgjedhje pohohet se do të jenë ato kategori që përveç kritereve që u përmendën më lart do të demonstrojnë se janë autorë të punimeve apo botimeve të ndryshme, apo të pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të tjera trajnuese të fushës që përfaqësojnë. Duhet treguar kujdes në procedurat e aplikimit, të cilat pohohen se do të jenë të kufizuara në kohë.