E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckess prane Bayern Munchen

Jupp Heynckess është shumë pranë pankinës së Bayern Munchen.

Tekniku 65-vjeçar është takuar me drejtuesit e klubit bavarez për të diskutuar mbi anën financiare të kontratës që do e lidhë me gjigandët gjermanë.

“Jam takuar ditën e djeshme me drejtuesit, në shtëpinë time. Ishte një takim pozitiv, tani besoj se gjërat do të përshpejtohen”, theksoi trajneri gjerman për ‘Bild’.

Bayern Munchen mund t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2013 trajnerit aktual të Bayer Leverkusen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›