E Diel, 1 Nëntor 2026

Hicka konteston trajnerin dhe i pakënaqur me Osmanin

Kontradiktat

Rikthimi i Starovës për herë të tretë te Tirana, i cili është bërë me insistimin e presidentit Refik Halili, nuk ka qenë i lehtë. Kjo jo vetëm për faktin e tratativave të vështira mes palëve, por edhe të kontestimeve në kampin bardheblu, të cilat nuk kanë munguar. Burime të mirinformuara në lidhje me zhvillimet e fundit në klubit 24 herë kampion të Shqipërisë pohojnë se ka pasur zëra kundër rikthimit të Starovës, i cili ka lënë një shije të hidhur në momentin që u largua nga Tirana në 2007-n me shumë polemika, pikërisht me disa prej drejtuesve dhe lojtarëve kryesorë. Një prej tyre ka qenë një nga njerëzit më të afërt të presidentit Halili, krahu i djathtë i tij dhe njëkohësisht edhe anëtar kryesie i klubit, Riza Hicka, i cili ka insistuar fort marrjen e mundshme të Starovës për pankinën. Por më pas ka pranuar vendimin e presidentit. Hicka është bërë protagonist edhe i një tjetër “incidenti” në klubin bardheblu të martën. Ai ka debatuar ashpër me mbrojtësin Osmani, madje e ka akuzuar atë edhe si i tepërt te Tirana. Vetëm mbrojtësi ka konfirmuar dje debatin me Hickën, por ka theksuar se çdo gjë është sqaruar dhe e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë te Tirana.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›