2 operacione, në Greqi bllokohen 30 kg hashash, në Gjirokastër 75 kg mariuanë
GREQI- Policia greke bën me dije se ka sekuestruar 30 kg hashash. Operacioni është kryer falë një blerjeje të rremë që kanë organizuar forcat e policisë së shtetit helen, të cilët kanë bërë të mundur blerjen e mallit nga furnitor shqiptar.
Droga, e cila kishte destinacion tregun grek, kap vlerën e 26 mijë eurove. Një shqiptar rreth 36-vjecar ka rënë në pranga, ndërkohë që policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë nisur hetimet për zbulimin e një rrjeti të mundshëm trafikimi të lëndës narkotike.
Ndërkohë uniformat blu të Gjirokastrës kanë kryer një aksion antigrogë, ku ka mundur të sekuestrojë 75 kg lëndë narkotike e tipit mariuanë. Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, rrethorës 1:30, ndërkohë që policia bën me dije se ka shpalluar në kërkim katër persona nga Lazarati.
(el.me/BalkanWeb)